Na ndiqni edhe në

Shëndet

Urologu sugjeron më shumë seks dhe 3 këshilla të tjera për shëndetin e prostatës! 

Urologu sugjeron më shumë seks dhe 3 këshilla të tjera


Hiperplazia beninje e prostatës ose hipertrofia është një fat i pashmangshëm për shumicën e meshkujve, ose, për të qenë të saktë, për gjysmën e meshkujve në të 50-at dhe tre në katër meshkuj në të 70-at.

Rritja e përmasave të gjëndrës së prostatës, një proces që fillon natyrshëm që në moshën 35-vjeçare dhe evoluon me një ritëm të ndryshëm, mund të sjellë pengesa në jetën e përditshme të të sëmurëve, të sjellë çrregullime të urinimit si nokturia, ndjenjën e zbrazjes jo të plotë dhe shtatëfishin e gjasave për mosfunksionim erektil.

"Në karrierën time si kirurg prostate kam parë ndryshime të jashtëzakonshme në mënyrën e menaxhimit të gjendjes.”- thotë Neil Barber, një kirurg urologjik i specializuar në hiperplazinë beninje të prostatës dhe kushte të tjera të prostatës. Sipas tij, ka shumë trajtime medikamentoze dhe kirurgjikale ose minimalisht invazive për sëmundjen beninje, “por edhe pesë gjëra themelore që çdo njeri mund të bëjë në çdo fazë të jetës për të mbajtur prostatën sa më të shëndetshme."

1. Stërviteni si çdo muskul tjetër!

Prostata është një gjëndër e rrethuar nga indi lidhor që përmban shumë fibra të muskujve të lëmuar, ind elastik dhe lidhës. Këto fibra muskulore janë në thelb muskuj që e shtyjnë spermën gjatë derdhjes dhe sigurohen që urina të mos përzihet me spermën. Si çdo muskul, edhe prostata ka nevojë për stërvitje, shpjegon eksperti, duke i dhënë përparësi seksit si një opsion ideal apo edhe vetëkënaqësi.

2. “Po” biçikletës!

Përmirëson shëndetin, forcon muskujt e legenit dhe ndihmon në ruajtjen e peshës së ulët. Nëse nuk bëni biçikletë, atëherë do t'ju ndihmojë edhe ecja e rregullt, noti, tenisi ose çiklizmi. Të shpenzosh më shumë kohë në divan ka efektin e kundërt, ndaj mos kini frikë nga biçikleta dhe vrapi.

3. Më shumë perime, më pak mish

Një sërë studimesh sugjerojnë se një dietë me pak yndyrë, bulmet, mish të kuq dhe me shumë fruta, perime dhe proteina pa yndyrë, si peshku, mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave të një prostate të zmadhuar apo edhe të zvogëlojë rrezikun e hiperplazisë. Mishi i kuq i përpunuar mbetet armiku kryesor i shëndetit të prostatës për shkak të lidhjes së tij me inflamacionin. Po ashtu hiqni dorë nga duhani.

4. Kujdes nga alkooli

Mospërmbajtja e urinës është problemi më i zakonshëm te meshkujt me hiperplazi beninje të prostatës, shpjegon Dr. Barber. “Nuk po them se duhet të hiqni dorë nga alkooli. Një gotë verë ose një xhin tonik në vend të birrës dhe patjetër jo shumë vonë sepse duhet të flini gjumë. Krahas alkoolit, në pijet me efekt diuretik që do të intensifikojnë çrregullimet e urinimit, eksperti tërheq vëmendjen te kafeja, çaji dhe pijet e gazuara./K.C/dritare.net