
Pirja e pijeve me kafeinë në moshën 9-10-vjeçare, rrit rrezikun e konsumimit të alkoolit në të ardhmen!
Dritare.net
Nuk ka asnjë lidhje shkak-pasojë midis konsumimit të pijeve me kafeinë çdo ditë nga fëmijët dhe gjasave për të konsumuar alkool në adoleshencë. Por ka një lidhje statistikisht domethënëse, një asociacion dhe meqë po flasim për fëmijë, ka rëndësinë e saj. Sipas një studimi të kryer te mbi 2000 meshkuj dhe femra amerikane të moshës 9-10 vjeç nga një ekip studiuesish koreanë me bazë në Universitetin Kombëtar të Seulit dhe Kolegjin Teknologjik të Virxhinias në Blacksburg, SHBA, fëmijët që një vit përpara analizës raportuan se kishin pirë pije të gazuara që përmbajnë alkaloidin natyral të kafesë (por edhe kakao, çaj, mate, guarana...) çdo ditë, një vit më vonë ata kishin dy herë më shumë gjasa të deklaronin se e kishin provuar alkoolin.
Alkooli është një substancë toksike me aftësinë për të nxitur varësinë, përdorimi i të cilit është i ndaluar nën moshën 18 vjeç dhe gjithashtu duhet të kufizohet te të rriturit, duke qenë se nuk është një lëndë ushqyese si proteinat, karbohidratet ose yndyrat dietike. Ndaj konsumimi i tij nuk është asnjëherë i dobishëm për organizmin, por përkundrazi mund të shkaktojë dëmtime të shumë organeve, sidomos te të rinjtë, duke përfshirë trurin, mëlçinë, stomakun dhe zemrën. Po ashtu do të ndikojë te humbja e koordinimit, orientimit dhe perceptimit të rreziqeve, modifikimi i sjelljes dhe dëmtimi i kujtesës./K.C/dritare.net

















