Na ndiqni edhe në

Shëndet

Refluksi gastroezofageal/ Dietologu jep 3 këshilla që qetësojnë stomakun! 

Refluksi gastroezofageal/ Dietologu jep 3 këshilla që
Refluksi gastroezofageal është një çrregullim i tretjes që do t'i prekë shumë veta ndërsa i afrohemi Krishtlindjeve dhe numri i ushqimeve që hamë rritet.
Shoqata Amerikane e Ushqyerjes dhe Dietetikës ofron këshilla për trajtimin e sëmundjes së refluksit gastroezofageal që prek rreth një të tretën e popullsisë në SHBA. Sëmundja e refluksit gastroezofageal është një problem i zakonshëm që lidhet me stilin e jetesës dhe dietën moderne. Urthi dhe ndjesia e pakëndshme e refluksit të acidit në ezofag janë ankesat më tipike të njerëzve me GERD.
“Ushqyerja luan një rol kyç në menaxhimin e GERD. Disa ushqime dhe zakone të të ngrënit mund t'i përkeqësojnë simptomat, ndërsa të tjerat mund të ofrojnë lehtësim dhe të përmirësojnë cilësinë e përgjithshme të jetës.”, tha zëdhënësja e shoqatës Julie Stefanski, një dietologe e regjistruar në Baltimore.

Refluksi ndodh kur acidi i stomakut kthehet në ezofag, duke shkaktuar simptoma të tilla si urth, dhimbje gjoksi, të përziera ose të vjella. Për të përballuar shqetësimin, administrohen medikamente që reduktojnë sekretimin e acideve gastrike. Sipas dietologes Julie Stefanski, këshillat më praktike për ata që duan të shmangin GERD janë:

-shmangni ushqimet që shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat si mente, çokollatë, alkool, kafeinë, ushqime acidike dhe pikante.
-hani vakte të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës për të ulur presionin në stomak dhe ezofag.
-kufizoni ushqimet me yndyrë dhe yndyrat e shtuara duke zgjedhur proteinat nga mishi pa dhjamë, shpendët, peshku, tofu dhe fasulet, si dhe zierja në avull./K.C/dritare.net