
Ka shumë hulumtime që janë pro dhe kundër marrjes së një doze ditore të aspirinës. Një studim i ri është pro marrjes së aspirinës. U zbulua se marrja e një doze të ulët të aspirinës, reduktoi zhvillimin e diabetit të tipit 2 te të rriturit mbi 65 vjeç me 15%.
Aspirina është menduar prej kohësh si një mënyrë e sigurt për të ulur rrezikun e një sulmi në zemër për shkak të aftësive të saj për hollimin e gjakut. Por në vitin 2022 u rekomandua nga Forca Shëndetësore e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së që njerëzit e shëndetshëm mbi 60 vjeç ta shmangin këtë ilaç, pasi rrit rrezikun e gjakderdhjes së brendshme.
Megjithatë, në fillim të këtij viti, u zbulua se përdorimi i shpeshtë i aspirinës çoi në një ulje prej 13% të kancerit të vezoreve, pavarësisht nga predispozicioni gjenetik ndaj sëmundjes. Anasjelltas, një studim tjetër i publikuar në fillim të kësaj vere tregoi se suplementet e përditshme të aspirinës mund të rrisin rrezikun e anemisë te të moshuarit./K.C/dritare.net

















