Na ndiqni edhe në

Shëndet

Shkencëtarët paralajmërojnë prindërit: Mos u jepni fëmijëve melatoninë! 

Shkencëtarët paralajmërojnë prindërit: Mos u jepni

Shkencëtarët amerikanë po ngrenë alarmin dhe u bëjnë thirrje prindërve që u japin fëmijëve të tyre melatoninë për t'i ndihmuar ata të flenë natën. Në SHBA, gati 1 në 5 fëmijë marrin hormonin që i ndihmon të flenë gjumin, sipas një studimi të publikuar nga revista Newsweek.

Shumë prindër u japin rregullisht fëmijëve parashkollorë dhe adoleshentëve melatoninë, sipas një studimi të ri të botuar në revistën mjekësore JAMA Pediatrics, pavarësisht faktit se të dhënat për sigurinë dhe efektivitetin e këtyre produkteve janë të pakta dhe shpesh të pamiratuara, thotë Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Papritur, në vitin 2022, filluam të shohim shumë prindër që na thoshin se fëmija i tyre i shëndetshëm po merrte rregullisht melatoninë.”, tha Lauren Hartstein, PhD, në Laboratorin e Gjumit dhe Zhvillimit në Universitetin e Kolorados Boulder dhe autorja kryesore e studimit.

Ajo i tha Newsweek se prindërit duhet të synojnë të kufizojnë kohën në ekran të fëmijëve, duke inkurajuar një rutinë të natyrshme dhe të qëndrueshme të gjumit.

Çfarë është melatonina?

Melatonina është një hormon i prodhuar natyrshëm nga trupi që rregullon ciklin gjumë-zgjim. Lëshohet në sasi më të madhe gjatë natës dhe në sasi më të vogla gjatë ditës. Suplementet hormonale mund të ndihmojnë përdoruesin të flejë dhe kështu të pushojë. Në SHBA, melatonina mund të merret pa recetë, ndonjëherë në formë karameleje, ndërsa në vende të tjera, mund të merret vetëm me recetë.

Çfarë tregon hulumtimi?

Një sondazh me 1000 prindër në gjysmën e parë të 2023 arriti në përfundimin se 18.5% e prindërve të fëmijëve të moshës 5 deri në 9 vjeç u kishin dhënë fëmijëve të tyre melatoninë në 30 ditët e fundit.

19.4% e prindërve të moshës 10 deri në 13 vjeç u kishin dhënë fëmijëve të tyre këtë hormon dhe 6% e prindërve parashkollorë kishin bërë saktësisht të njëjtën gjë. Në vitet 2017-2018, përqindja përkatëse ishte më e ulët: vetëm 1.3% e prindërve amerikanë pranuan se ia kishin administruar këtë hormon fëmijëve të tyre. Një tjetër përfundim i hulumtimit ishte se sa më të rritur të ishin fëmijët, aq më e lartë ishte doza mesatare e tyre.
“Melatonina është një hormon që mund të ndihmojë në rregullimin e gjumit. Ajo prodhohet dhe shitet gjithashtu si një shtesë diete në formë pilule, të lëngshme ose gome.”, raporton revista, duke shtuar: “Nga 2016 në 2020-ën, shitjet e melatoninës u rritën 150% në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ( CDC)'.

Një sondazh me banorë kryesisht amerikanë zbuloi se shqetësimet për Covid-19 ishin një nga faktorët kryesorë të pagjumësisë së fëmijëve.
Qendrat e Kontrollit të Helmimeve në SHBA morën më shumë se 260,000 raportime të fëmijëve që iu dhanë melatoninë gjatë një periudhe 10-vjeçare. Shumica e tyre nuk kërkonin shtrimin në spital, por më shumë se 4.000 u shtruan në spital ndërsa numri i rasteve që kërkonin shtrimin në spital u rrit gjatë periudhës së studimit. Pesë fëmijë u gjykuan nga mjekët se ishin në ventilatorë: dy prej tyre, përkatësisht 3 muajsh dhe 13 muajsh, nuk mund të shpëtoheshin.

Kjo është arsyeja pse Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thirri një takim urgjent të ekspertëve për të diskutuar saktësisht se çfarë duhet bërë me ilaçin që konsumohet "si karamele".
Ekspertët, një duzinë mjekësh, farmacistë dhe drejtorë të Qendrave të Kontrollit të Helmimeve vunë në dukje se rreziqet e gëlltitjes së barnave të ngjashme me karamele varen nga shija, paketimi dhe mënyra se si prodhohen produktet.

“Të bësh që barnat pa recetë të duken më tërheqëse për fëmijët nuk është gjë e keqe. Shumë ilaçe për fëmijë nuk kanë shije shumë të mirë, kështu që farmacistët kanë modifikuar produktet për të përmirësuar shijen e tyre.". thotë FDA-ja e SHBA-s[.

"Megjithatë, fëmijët i konsumojnë këto preparate si karamele dhe jo si ilaç.”, nxitoi të nënvizojë profesoresha Susan Doyon, Drejtore e Qendrës së Kontrollit të Helmimeve në Connecticut dhe asistent profesore e Mjekësisë Urgjente në spitalin UConn Health./K.C/dritare.net