Na ndiqni edhe në

Shëndet

Si të shtoni 9 vjet jetë me një lëvizje!

Si të shtoni 9 vjet jetë me një lëvizje!
Kush nuk do të donte të jetonte sa më gjatë? Ekziston një besim i zakonshëm se njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë për të kontrolluar se sa do të jetojnë, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Në fakt, mund të bëni shumë për të siguruar vite më shumë jetë dhe më të shëndetshme, duke filluar nga pjata juaj.

Miratimi i një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar mund t'i shtojë deri në 8.5 vjet jetë një gruaje 40-vjeçare dhe 9 vjet shtesë një burri. Kjo sipas një studimi të ri britanik të publikuar në Nature Food, duke theksuar se zëvendësimi i ushqimeve jo të shëndetshme me opsione më të shëndetshme është një lëvizje e dobishme për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga mosha.

Konkretisht, studimi vuri në dukje se ndërhyrja dietike më e rëndësishme që mund të bëni është të reduktoni konsumin e pijeve me sheqer dhe mishit të përpunuar si salsiçet dhe proshutën, duke i zëvendësuar ato me ushqime të tilla si arrat dhe drithërat. Kjo ndërhyrje bazohet në udhëzuesin dietik Eatwell të Sistemit Kombëtar të Shëndetit (NHS) në Angli, i cili rekomandon që njerëzit të konsumojnë pesë porcione frutash dhe perimesh, ushqime të mjaftueshme me niseshte dhe proteina çdo ditë dhe, në të njëjtën kohë, të reduktojnë konsumimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre, natriumi dhe sheqeri.

Studiuesit theksojnë se nëse njerëzit me dieta më të pashëndetshme kalojnë në opsione më të shëndetshme, ata mund të shtojnë më shumë se një dekadë në jetëgjatësinë e tyre në moshën 40-vjeçare dhe më shumë se 5 vjet duke bërë këto ndryshime në moshën 70-vjeçare./K.C/dritare.net