Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Letër për Rudinën/ Pse nuk do jetë më lirë nafta, pasi u zbulua Shpiragu!

Letër për Rudinën/ Pse nuk do jetë më lirë nafta,
Rudina përshëndetje!
Jam Odris Koco, një ndjekës nga Kanadaja i emisionit tuaj Dritare. Si një individ që ndjek lajmet në Shqipëri me një shpresë për zhvillimin e vendit tonë kohët e fundit kam ndjekur lajmin rreth naftës të Shpiragut dhe intervistat tuaja rreth kësaj. Vura re që disa herë u përsërit pyetja “A do jetë nafta/benzina me e lirë në Shqipëri si rezultat i kësaj?” Çuditërisht kjo pyetje nuk u përgjigj në mënyrë të qartë, te paktën me aq sa dëgjova unë intervistën. Nëse më lejoni do doja t'ju jap pak informacion qe ndoshta mund ta përdorni për publikun; të sqarohemi, informacioni im vjen nga ana akademike si i diplomuar në biznes në Kanada dhe nga njohuritë personale rreth botes së Oil- “naftës së rëndë”, si investitor ne këtë produkt, por nuk jam ekspert ose i certifikuar ne industri.

Nafta e rende (Oil siç njihet ne boten e tregut) është nje nga komoditetet me te lëkundshme dhe me te influencuara nga rrethanat ekonomike dhe politike be bote.

Zbulimi dhe optimizmi rreth sasisë dhe kualitetit te naftës ne Shpirag është padyshim një gje mjafte pozitive per vendin tone megjithatë nese do ndalemi te pyetja a do jete me e lire per shqiptarët te blejnë benzine/nafte te pompa (pra te pika e fundit e shitjes) kjo është dicka qe ne rrethana normale eshte e veshtire te arrihet.

Cmimi i naftes te konsumatori ( terminologjia ne anglisht pump gas price) eshte shuma perfundimtare e;
Kostos se nxjerrjes se naftes nga toka (crude oil extraction)
Kostos+profit se rafinerimit (ktu futet transporti nga pusi te rafineria etj)
Kosto e marketing dhe shitjes se lendes perfundimtare (nafte/benzine)
Taksat
1. Kosto e nxjerrjes
Ashtu si dihet tashme, Shpirag, dhe zonat e tjera te Shqipërisë jane (fatkeqesisht) ne thellesi te medha, mbi thellesite mesatare te vendeve te tjera. Mesa kam degjuar ne Shpirag thellesia eshte diku te 6000 m, dhe per krahasim mesatarja ne vende me fuqi te medha te nxjerrjes se naftes (Arabia Saudite, Kanada, Texas (USA)) eshte mesatarisht 2000-3000m.
Ne disa vende si Arabia Saudite dhe Kanada ka dhe ne 1000 metra edhe pse ka probleme te tjera sidomos ne Kanada ku kjo lloj nafte eshte ne forme rere/dheu gje qe shton koston.
Dhe pikerisht thellesia eshte nje nga arsyet pse nafta jone kur te fillojë te dalë do kete nje kosto relativisht me te madhe. (kjo ka te beje me fitimin e shitjes se naftes se rende qe ndikon dhe ceshtjen e fondit sovran qe foli z. kryeminister) Sa me e madhe kostoja e nxjerrjes aq me pak fitimi (nuk po përfshimë as koston kapitale te Shell qe do e rekuperojne nga shitjet)

Faktori tjeter qe ka te bej me piken 1 dhe sa fitimprurese do jetë nafta jone eshte kualiteti i naftes. Arsyeja pse ka optimizem ne zerin e z. Rama dhe SHELL eshte sepse kualiteti i naftes ndikon ne cmimin e shitjes ne treg. Sa me i lehte dhe me me pak sulfur te jete nafta aq me kompetitive eshte cmimi dhe kerkesa me e madhe per ta blere. Pra gje qe shton profit. Per kete te shikojme kur te dalin analizat dhe te shpresojme qe me te vertete te jete kualitet sa me i mire.

2. Rafinerimi: Shqiperia nuk rafinerion nafte dhe faktikisht nuk ka kapacitet dhe kapital te bejë dicka te tille sot. Si rrjedhojë, nafta e Shpiragut do transportohet nga pusi ne rafinerite e tjera te botes (ndoshta ne Europe) dhe ketu eshte nje nga arsyet kryesore pse nuk ulet cmimi te konsumatori shqiptar...

Rafinerite e blejnë naften e rende bazuar ne cmimet e marketit te lire. Tregu me i madh eshte ajo qe quhet Brent Oil Prices ku vendoset cmimi i fucise se naftes (oil barrel) dhe me kete cmim rafinerite etj mbeshteten per te bler edhe shitur naften ne bote. (ka dhe benchmark te tjere si p.sh WTI bazuar ne USA oil).

Pra edhe pse nafta do jete e jona momentin qe del nga toka, ajo do blihet (do i rritet kostoja) nga rafinerite e huaja me cmimet e marketit (ne varesi te kualitet qe ka).

Le te themi kostoja nga pusi eshte $30 per fuci, Rafineria do e bleje me $50 per fuci dhe SHELL dhe shteti shqiptar do ndajne $20 midis tyre sipas kontrates. Ketu del dhe idea e fondit sovran.

Nga ana tjeter, rafineria do e perpunoje naften e rende le te themi me kosto $10 per fuci, pra kostoja totale e fucis $60 dhe do ia shese produktin perfundimtar le te themi Kastratit per $80 fucia. Pra ne menyre te menjehershme dhe te natyrshme ne ekonomi, kemi një ngritje te kostos se produktit perfundimtar edhe pse eshte nafta jone.

Tani lind pyetja po sikur te kemi rafinerite tona shqiptare a do ulet kostoja?

Duhen pasur parasysh dy gjera, ne rradhe te pare kapitali qe duhet per te krijuar infrastrukuren per rafineri eshte marramendes dhe ajo qe quhet Investment payback period. Pra sa kohe duhet qe te pakten te rikuperosh investimin eshte me dekada.
E dyta, le te themi teorikisht e hapim nje rafineri, kjo rafineri po te jete private edhe sikur ta kete koston me te ulet ne krahasim le te themi me Italinë (rrogat, toka etj) ate profit qe ben do e mbaje per vete dhe nuk ia kalon konsumatorit. Rafineria ne fund te fundit eshte biznes. Pra perseri do ia shese naften e perpunuar Kastratit me cmim marketi ($80), eshte shqiptar apo jo.

Ndersa po te jete rafineria shteterore dhe le te themi si e tille eshte non for profit, jo vetem qe si shtet Shqipëria humbet te ardhura sepse ne vend ta shesë fuçinë me naftë te perpunuar $80 do ia shesë Kastratit me kosto $60, Kastrati ate $20 do e mbaje per vete dhe s’do ia kalojë konsumatorit.
Me pak fjale, çmimi i naftës nuk kontrollohet dot ne nje bote kapitaliste, e provoi Kanadaja ne vitet 70-80 dhe deshtoi. Nuk funksinon sepse rafineritë dhe bizneset si Kastrati kane fokus fitimet e tyre dhe bazohen ne cmimet e marketit. Biles dhe vet shteti do te perfitoje nga nxjerrja e naftes. Kështu që kostoja te konsumatori gjithmonë rritet.

3.Kosto marketing dhe shitjes:
Kompanite si Kastrati e blejnë lenden përfundimtare nga rafineritë (per ta mbajtur sa me te thjesht shembullin), shtojnë koston e tyre marketing, transport, rroga etj dhe e shesin te konsumatori. Kjo kosto ne përgjithësi është e ulet ne krahasim me pikat e tjera.

4.Taksat. Është një nga produktet qe taksohet me shume, dhe ne Kanada faktikisht taksa e benzinës te konsumatori është diku te 25-35% ne Ontario.

Ta përmbledh me pak fjale, midis kompanive, qeverise dhe bizneseve (supply chain) qe bëjnë pjesë ne industrine e naftes dhe faktit qe cdo gje shitet dhe blihet me cmimet e marketit, te ulet cmimi i naftes te konsumatori eshte praktikisht e pamundur. Flasim ne kushte normale, ka vende qe e kane koston e naftes shume te ulet dhe taksat e ulëta gjithashtu. Por nuk mund te krahasoen me kushtet qe ka Shqiperia.

Megjithatë un dua ta mbyll me nje note pozitive, edhe sikur çmimi i naftes te konsumatori mos te ulet, te jesh vend prodhues i naftes, gazit dhe produkteve te tjera eshte dicka mjafte lukrative. Nese ne te vërtet fillon shitja ne mase, shteti shqiptar, fondi sovran, buxheti shqiptar do kete rritje drastike./dritare.net