Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama: Në 2026-ën, shqiptarët do t'i kenë kartat e ID në celular ose kompjuter!

Rama: Në 2026-ën, shqiptarët do t'i kenë kartat e ID

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te karta e identitetit digjitale. Ai u shpreh se karta e identitetit tashmë mund të mbahet në celulare ose kompjuter dhe do të ketë funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.

Ai gjithashtu foli dhe për një inovacion në aeroportin “Nënë Tereza”, me një portë digjitale që do të shmangë kontrollin e pasaportave dhe do të mjaftojë vetëm pamja për të verifikuar identitetin.

“Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet.

Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.

Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026.

Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”, tha Rama./ dritare.net