Na ndiqni edhe në

Shqip

Largimi i mjekëve dhe mungesa në spitale, okulisti: Mund të shkojmë drejt AI!

Largimi i mjekëve dhe mungesa në spitale, okulisti: Mund të

Kirurgu okulist, Kastriot Boriçi në Dritare Tv ka ndarë shqetësimin për boshllëqet që po krijohen në burimet njerëzore, pasi numri i mjekëve që largohen është i lartë.

Okulist tha se faktorët që ndikojnë janë të shumtë dhe se mjekësia për të kompensuar këtë mungesë mund të shkojë edhe drejt përdorimit të inteligjencës artificiale. Në fund mesazhi që kishte për të gjithë qytetarët dhe pacientët, ishte që të kujdesen për shëndetin e tyre.

“Ka shumë që kanë ikur në Gjermani, numri është shumë i lartë. Po ikën dita ditës, nuk di se çfarë do ndodhë më tej por për momentin po punojmë me shqiptarë, por mund të provojmë edhe inteligjencën artificiale. Personeli që kemi pasur, një pjesë e mirë ende janë. Por ata që mendojnë se kanë të ardhme jashtë, largohen.

Mendojnë për të ardhmen e fëmijëve, jo vetëm se kanë probleme me syrin. Ndoshta paraja fatkeqësisht është një lloj matëse e punës por rëndësi ka kënaqësia. Gjithsecili që ka mundësi të ruajë shëndetin, pasi nuk ka asnjë vlerë që mund ta vlerësojë. Pa shëndet nuk ke asgjë. Por edhe shëndetin e prindërve dhe të afërme që kanë pranë”, tha okulisti./M.K-dritare.net