Na ndiqni edhe në

Shqip

Si i dogjën grekët fshatrat shqiptare! Flet Pëllumb Xhufi!

Si i dogjën grekët fshatrat shqiptare! Flet Pëllumb Xhufi!

Historiani Pëllumb Xhufi në Shqip nga Dritan Hila, DritareTv rrëfeu se çfarë ka ndodhur në vitet 1914-të kur ka ndodhur masakra e Hormovës në Jugun tonë.

Historiani tregoi se gjatë kësaj masakre ushtria greke pa uniformë shkrumboi rreth 300 fshatra nga Vlora deri në Korçë dhe prej atëherë këto zona nuk u populluan më.

“Gjatë masakrës së Hormovës gjatë 1914-ës u shkrumbuan rreth 300 fshatra të Jugut, që nga Vlora deri në Korçë nga grekët. Ushtria greke pa uniformë shkrumboi edhe fshatra të krishterë. Krijuan atë autonominë e vorioepirit, kanë bërë masakra, por qytetarët grekë nuk kanë marrë pjesë.

Kanë marrë pjesë shqiptarë që kanë ardhur nga Greqia, dhe bënë masakra të llahtarshme. Dogjën Frashrin, djepin e shqiptarisë, që kishte myslimanë por edhe të krishterë. Po ashtu dogjën edhe Treskën, po ashtu rekord për patriotizmin shqiptar.

U vranë dhe sakatuan me mijëra. Për fat kjo masakër është regjistruar edhe nga ndërkombëtarët, ku tregohen tmerret që kanë parë. Masakra në kishën e Shën Mërisë, ku u gjetën të përgjakur, njerëz të varrosur me dy gisht dhe.

Të tilla janë bërë edhe në fshatra të tjerë, popullsia iku dhe shumë nuk u populluan më”, tregoi historiani./M.K-dritare.net