Bora Zemani për marrëdhënien e ish-të dashurit dhe mikeshës: Absurde!
Dritare.net
Bora Zemani bëri një reagim publik në lidhje me marrëdhënien mes mikeshës së saj Semi Jaupaj dhe ish-partnerit Donald Veshajt. Moderatorja e Përputhen shkroi një status të gjatë në rrjetet sociale, duke vënë theksin se nuk i pëlqen aspak që emri i saj përmendet në këtë çështje që e cilëson absurde.
“Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh! Sado të përpiqem të përpiqem të jem indiferente, siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë, me lajme, thashetheme e të folura pa takt.
Kam punuar me përulësi që 16 vjeç dhe pa dashur kurrë të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marrë me llafe. Në fakt, kam dashur ta meritoj vëmendjen vetëm nëpërmjet punës time dhe kurrë prej jetës personale.
Kjo duket edhe nga fakti që duroj shumë duke mos reaguar, sado budallallëqe thuhen dhe shtohen e shtohen përditë. Unë shoh gjithmonë punën dhe jetën time…pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër… aq më tepër duke përdorur apo keqpërdorur dikë tjetër.
Nuk jam rritur në kurriz të askujt e për këtë jam krenare! Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen dhe ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje!
Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër, edhe pse prej kohësh nuk jemi bashkë, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla.
E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin! Kaq! E kuptoj që duhet të komentoni, por mos e ekzagjeroni e mbi të gjitha mos shpifni!”.
Semi dhe Donaldi janë pjesëmarrës në Big Brother Vip. Shoqëria që kanë me njëri-tjetrin ka ngjallur dyshime për një romancë të mundshme, por Semi i dha fund thashethemeve duke pranuar se kurrë nuk do të krijonte një lidhje me ish-in e mikes së saj./L.F-dritare.net