Na ndiqni edhe në

Shqiptar

E mbani mend Sulon e Lulëkuqe mbi mure? Aktori ndan detaje nga filmi!

E mbani mend Sulon e Lulëkuqe mbi mure? Aktori ndan detaje nga filmi!

Aktori Krenar Arifi që ka luajtur personazhin “Sulo” tek filmi “Lulëkuqet mbi mure”, 47 vite më parë ka treguar detaje nga xhirimet.

Aktori ka treguar se për shumë kohë njerëzit e kujtonin ende rolin e tij Sulo në fil dhe se ky është një prej kujtimeve të tij më të bukura në jetë.

“Sigurisht që shumë i impresionuar nga cilësia e filmit, se është e jashtëzakonshme të shikosh detajet me hollësi dhe të jep më shumë emocione. Sigurisht shikojmë vetën në moshë të re, në moshë të fëmijërisë dhe kjo është diçka shumë interesante sepse nganjëherë të duket se nuk je ti, nganjëherë të kujtohen disa momente nga ajo periudhë, nga xhirimi i filmit, nga jeta e asaj kohe. Nuk di se si ia rritën të na fusnin në një mënyrë kaq perfekte, si duket na futën në një si lojë sepse të gjithë ishin të interesuar të bëheshin pjesë e lojës, të gjithë përpiqeshin të bënin pjesën e tyre kështu që mesa duket ky ishte çelësi e suksesit.

Në atë kohë filmi ishte shumë i suksesshëm, s’kishte njeri që nuk e kishte parë. Kur kaloje nëpër rrugë, dëgjojë ndonjë thirrje majtas-djathtas: Sulo. Shpesh herë ishte e këndshme, shpesh herë nuk ishte aq e këndshme. Njerëzit kishin dëshirë të komunikonin me mua. Aktrimi është diçka e bukur dhe ata që kanë dëshirë të bëjnë këtë gjë, do ishte mirë të përkraheshin nga prindërit sepse jo vetëm që është një gjë e bukur por të plotëson dhe shpirtërisht nëse ke dëshirë ta bësh atë gjë. Janë kujtime shumë të bukura të jetës”, ka treguar ai në studion Live./M.K-dritare.net