
Mbyllet votimi/ Celibashi: Ja kur dalin rezultatet!
Dritare.net
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi doli pak çaste më parë në një deklaratë për media për të folur për procesin e votimit të ditës së sotme.
“Punë minutash do të ketë update, nuk besoj se do të ketë ndryshim të madh. Në vlerësimin tonë, bazuar në atë që KQZ ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese me përjashtim sporadik, në përputhje me rregullat e standardet. Problematikat e konstatuara kryesisht në mëngjesin në momentin e hapjes së votimit janë adresuar menjëherë nga KQZ, përfshi problematika me paraqitjen e komisionerëve. Edhe votimi elektronik ka shkuar mirë, përjashtuar 4 rastet. Proces i vështirë, ndaj është me rëndësi që të ketë qetësi dhe mbarëvajtje nga të gjitha palët. Kemi krijuar të gjithë infrastrukturën që ky proces të monitorohen dhe vëzhgohet. Besoj që nëse të gjithë do të bëjnë atë që ligji ka përcaktuar, ne do të kemi rezultatin paraprak brenda afatit të përcaktuar në kodin zgjedhor. Jo më vonë se pasditja e së martës.", tha Celibashi./K.C/dritare.net

















