
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace ka reaguar pas incidentit te "Petro Nini" në Tiranë.
“Është pjesë e një strukturë të plotë kriminale që ka tentuar tre ditët e fundit të mbyllin socialistët në shtëpi. Të mos lejojnë asgjë. E pyeta Belind Këlliçin aty brenda ‘unë ty të kam prekur qoftë një votë të vetme?”. Jo asgjë, më tha”, u shpreh Braçe. Braçe e mbylli duke thënë se ‘padijenia është gjë e rëndë".
Ju kujtojmë se Policia e Tiranës ka shoqëruar 3 persona të cilët janë përfshirë në një konflikt në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Ndërkohë PD-ja ka denoncuar disa persona të cilët dyshohen se zotëronin materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare./K.C/dritare.net

















