Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Irgen Çela mes lotësh tregon aksidentin e prindërve, që i ndryshoi jetën!

Irgen Çela mes lotësh tregon aksidentin e prindërve, që i

Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela rrëfeu në Dancing With The Stars vitin më të vështirë në jetën e tij, kur ka ndodhur aksidenti i prindërve.

Aktori tregoi se është shumë e vështirë të shohësh babin në gjendje të vështirë shëndetësore dhe e mbylli rrëfimin e tij me shprehjen: Ba, ky kërcim është për ty.

“Në katër gusht të viti 2000 prindërit e mi kanë bërë aksident automobilistik. Kur ka ndodhur aksidenti unë nuk kam qenë në makinë, kam qenë në Maqedoni në ekipin e futbollit, por kur u ktheva nuk më priti babai. Menjëherë mendova se diçka ka ndodhur.

Ai sot ecën me paterica dhe ishte e dhimbshme ta shihje babin nga një njeri që lëvizte vazhdimisht të kthehej në një person që luftonte me jetën në shtrat. Do doja të më shoqëronte në vende të caktuara. Ba, ky kërcim është për ty, ti je forca ime!”, rrëfeu aktori./M.K-dritare.net