Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Studimi: Në qumështin e gjirit kemi zbuluar ndotës kimikë, si ti mbroni foshnjat!

Studimi: Në qumështin e gjirit kemi zbuluar ndotës kimikë,

Një studim i fundit ka ngritur alarmin se në qumështin e gjirit gjenden disa substancave të çliruara nga objektet e përditshme. U gjetën ndotës të shumtë kimikë, me rreziqe të mëdha për shëndetin e fëmijëve.

Për herë të parë, studiuesit italianë kanë gjetur gjurmë të ndotësve në qumështin e gjirit dhe urinën e 650 nënave dhe fëmijëve. Megjithëse qumështi i gjirit mbetet ushqimi më i mirë për të porsalindurin, të paktën për gjashtë muajt e parë të jetës, siç rekomandohet nga OBSH Substancat e gjetura janë: nga ftalatet e pranishme në ambalazhet e ushqimeve deri te bisfenoli A, aktualisht i ndaluar, i pranishëm në enët plastike. Këto janë kimikate që ndryshojnë sistemin hormonal duke shkaktuar një rrezik më të madh të obezitetit, pubertetit të parakohshëm, diabetit dhe çrregullimeve neuro-sjellëse në fëmijëri që gjenden në qumështin e gjirit. Këto janë të dhëna paraprake që dalin si pjesë e projektit në vazhdim të financuar nga BE "Life Milch" i koordinuar nga Universiteti i Parmës në bashkëpunim me AUSL-IRCCS e Reggio Emilia dhe universitetet e Firences dhe Cagliarit, me synimin për të vlerësuar efektet e ndërprerësve endokrinë në zhvillimin neurologjik dhe rritjen e foshnjave, duke analizuar në veçanti qumështin e gjirit.

Për këtë arsye, ekspertët e SIEDP rekomandojnë disa masa për të reduktuar ekspozimin e grave ndaj këtyre substancave gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Prandaj rekomandohet të kufizohet përdorimi i plastikës dhe biberonëve të pacertifikuara, si dhe enëve plastike për ruajtjen dhe ngrohjen e ushqimit.

Këshillat e ekspertëve për nënat:

Për higjienën personale dhe kozmetikën, përdorni produkte natyrale dhe shpëlani tërësisht frutat dhe perimet e konservuara përpara konsumimit. Preferoni ushqime të freskëta dhe zgjidhni veshje me pëlhura natyrale.

"Ekspozimi ndaj këtyre grimcave është i pashmangshëm, duke pasur parasysh gjithëpraninë e tyre në mjedis”, deklaron presidentja e kongresit Mariacarolina Salerno e Universitetit Federico II të Napolit.

Megjithatë, nuk ka alarm: ushqyerja me gji është e mirë për foshnjën dhe nuk duhet të ndërpritet, por të mbrohet. Studimi kërkon të rrisë ndërgjegjësimin e grave për të reduktuar ekspozimin ndaj substancave toksike. Ekspertët kanë kërkuar të shmangim alarmet e panevojshme që mund të shtyjnë mijëra nëna të preferojnë metoda alternative ndaj ushqyerjes me gji, e cila mbetet ushqimi më i mirë për fëmijën./M.K-dritare.net