Mesazhi i regjisorit që jetoi 30 vite në emigrim: Larg Shqipërisë, je gjak i humbur!
Dritare.net
Fatmir Doga erdhi në Shqip nga Rudina Xhunga, për të treguar rrugëtimin e tij në fushën e kinematografi, projektet e realizuara në Kanada, Los Angelos dhe kthimin pas 30 vitesh në Shqipëri.
I lindur në Bulqizë, zoti Doga, sot regjisor, i filmit më të ri "The procesutor", ku merr pjesë edhe aktori i Hollivudit, Danny Glover, ndau këtë mesazh në Dritare Tv:
“Kur t’i lë vendin tënd, për mua, ke marrë fund, je i vdekur. Pas dy brezash, harron që je shqiptar. Je gjak i humbur. Është e dhimbshme që dëgjon njerëzit, do iki, do iki.
Flet anglisht, gjermanisht, italisht? Jo. Ku do shkosh?
Kujton se është kollaj të punosh pjatalarës, në ndërtim. Do punosh por do kalosh në depresion. Këtu ke të ardhme, edhe unë u ktheva pas 30 vitesh. Unë e adhuroj Shqipërinë. Ka probleme por Shqipëria nëse do të ketë rroga të mira, pensione dhe administratën pak më evropiane, asnjë nuk do të ishte larguar. Këtu ke katër stinë, në Los Angelos nuk i ke.
Por shqiptarët duhet të mësojnë të ngrenë zërin për shqetësimet kanë. Unë kam lindur në Bulqizë, në vendin e arit, por ende dhe sot infrastruktura është e dobët. Shtëpinë e të parëve e kemi ende, edhe tokat në fshat. Jemi familje e madhe, 9 vëllezër. Filloren e kam mbaruar në Fushë-Bulqizë. Më pas studiova në Akademinë e Arteve, ku u njoha me Timo Fllokon. Punuam bashkë, më përgatiti për një konkurs në teatër.
Aty kuptova se kisha talent”, tregoi ndër të tjera regjisori./M.K-dritare.net