Pse pranoi rolin e tij në Shqipëri, ylli i Hollivudit Danny Glover! Flet regjisori!
Dritare.net
Fatmir Doga, regjisor shqiptaro-kanadez erdhi në Shqip nga Rudina Xhunga për të treguar filmin e tij më të ri "The procesutor".
Zoti Doga po ashtu rrëfeu se si ia doli të sillte në Shqipëri, yllin e famshëm të Hollivudit, Danny Glover për të luajtur rolin e ambasadorit amerikan në këtë serial.
“Danny Glover, mori rolin e ambasadorit amerikan sepse dëshironin ta sillnim mirë në serial. Nuk u zgjodh rastësisht, pasi unë njoh shumë Star, mund të merrja këdo, por Glover e sjell mirë Amerikën.
Pak babaxhan, ka eksperienca, si mbrojtës, vjen tek njerëzit e thjeshtë, multi-etnike. Qëndroi në Shqipëri 5 ditë, edhe pse kontrata ishte 3 ditë. Danny ka një zemër shumë të madhe, është i angazhuar edhe në shoqata humanitare. Ditën kur u nis për Shqipëri, mësoi se i ka ndërruar jetë shoku më i ngushtë. Lajmin e mori vesh në aeroport dhe vendosi ta anulonte biletën.
Pas një momenti asistentja i thotë: “Denny, regjisori është shqiptar, është në fillimet e tij në Amerikë. Nëse nuk shkojmë, ai merr fund”.
Ai përgjigjet: “Vërtet, atëherë duhet të shkojmë”.
Kur erdhi në Shqipëri, nuk e kishte idenë ku ishte. Në rrugë u prit nga shumë njerëz, të gjithë e ndalonin. Kështu qëndroi dhe dy ditë të tjera, i pëlqeu Shqipëria.
Miqtë e mi më telefononin dhe më thonin: “Çfarë i keni bërë Danny Glover, që flet vetëm për Shqipërinë”.
Një muaj më vonë, kam marrë shumë telefonata për produksione amerikane, që më thonë, na ndihmo të vijmë të xhirojmë në Shqipëri. Madje një prej tyre, ka dy aktorë që janë ndër 10 aktorët më të famshëm në botë”, tha regjisori në Dritare TV./M.K-dritare.net