Na ndiqni edhe në

Shqiptarë të mrekullueshëm

Nga bari i braktisur, në restorantin magjik! Si u bë Roshniku i preferuari i të huajve!

Nga bari i braktisur, në restorantin magjik! Si u bë Roshniku i

Në Berat, ka një destinacion që e konkurron qytetin e një mbi një dritare, që nuk ka ditë që mos të vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj. Po flasim për Roshnikun, vendin ku do të doje të riktheheshe qindra mijëra herë, për të parë qoftë lindjen dhe perëndimin në këtë fshat.

Nga bari i braktisur, në restorantin magjik! Si u bë Roshniku i

Roshniku është bërë nga banorët, tregon Ardit Fisku, i riu që ka hapur restorantin me emrin e fshatit, jo pa qëllim, por për të rrëfyer jetën e zonës, nga gatimet vendase deri tek degustimi i verës me të cilën krenohen të gjithë.

Nga bari i braktisur, në restorantin magjik! Si u bë Roshniku i

Si fillim ky fshat u njoh nga vreshtat, fiqtë, rosnicat, por tani turistët po bëhen kuriozë për të mësuar gatimet vendase, siç është hapja e petëve të lakrorit.

Nga bari i braktisur, në restorantin magjik! Si u bë Roshniku i

Këtë bëri dhe Arditi, i cili barin më të vjetër të fshatit e riktheu në një restorant magjik, që të kujton shtëpizat e drurit, nëpër pemë, aty ku thuren ëndrrat.

“Roshniku i ka të tëra, duke u kthyer desinacioni më i vizitueshëm pas qytetit të Beratit. Në Roshnik gjen gjithçka, verë, xhiro me kajak dhe për më tepër ushqim bio.

Nga bari i braktisur, në restorantin magjik! Si u bë Roshniku i

Restorant Roshniku, lindi si ide pasi në fshat nuk kishte një restorant. Objekti që ne e kthyem në restorant, ishte kafene, librari dhe dhomë ku qëndronin mësuesit që jepnin mësim në Gjimnazin e Roshnikut. Babai im ka qenë banakier në këtë kafene, ndërsa ndiqte studimet për kuzhinë në Lezhë. Por profesionin e tij nuk e vuri kurrë në punë. Pasi unë përfundova studimet në Tiranë u ktheva dhe hapa restorantin në të njëjtin vend ku babai im punoi shumë vite. Emri i restorantit lidhet me jetën në fshat por edhe dashurinë që ne kemi zonën. Si familje e kemi pasion shëtitjen në mal, aty kemi gjetur dru dhe gurrë të rrallë, të cilët i kemi përdorur për arkitekturën e restorantit.

Nga bari i braktisur, në restorantin magjik! Si u bë Roshniku i

Restorantin e hapëm në vitin 2009, ku ndërtuam vetëm katin e parë. Më vonë, bëmë një pauzë si pasojë e fluksit që kishim, në 2019-të, ndërtuam katin e dytë. E përfunduam pas pandemisë, duke vendosur edhe elementët e fundit në restorant. Këtu gjen gjithçka, duke filluar nga gardhi, që është element i jetës në fshat.

Nga bari i braktisur, në restorantin magjik! Si u bë Roshniku i

Oxhaku, lulet, shkallët e drurit, ku të gjithë vizitorët i kanë “pikë të dobët”, ku qëndrojnë dhe bëjnë foto.

Nga bari i braktisur, në restorantin magjik! Si u bë Roshniku i

Kuzhina jashtë në oborr, ku turistët bëhen kuriozë për të parë si gatuajmë ushqimet vendase dhe karakteristike të Roshnikut.

Unë kam pasur mundësi të largohem por kurrë nuk do zgjidhja këtë rrugë. Zgjodha të kthehem në fshatin ku jam rritur, këtu kam krah mamin e babain që më ndihmojnë në pjesën e kuzhinës. Jam me fat edhe që ndodhem në këtë fshat. Këtu të gjithë banorët bashkëpunojnë, çdo copë toke e ke të punuar, duket një fshat që punon për zhvillimin e zonës.

Ajo që është ndryshe në restorantin tonë është risia që kam sjellë, Cooking Class, ku turistët mësojnë gatimet tradicionale”, tregon Arditi për gazetaren Marina Kërçeli./M.K-dritare.net