Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti tragjik në autostradë, drejtori i Policisë Rrugore: Mes të plagosurve rëndë edhe fëmijë

Bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur sot në autostradën Tiranë–Durrës është rënduar më tej, duke shënuar dy viktima dhe 15 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë në gjendje të rëndë.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, bëri të ditur se autobusi nuk është përfshirë në përplasje me mjete të tjera, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, duke shkaktuar përmbysjen dhe pasojat tragjike.

“Konfirmohet se autobusi nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Deri më tani janë konfirmuar 15 të plagosur, mes tyre edhe një i plagosur rëndë. Ka gjithashtu edhe fëmijë të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë", u shpreh Vatoci. /K.C/dritare.net