
Mjeshtri i fotografisë Stefan Gajo ka sjellë në DritareTV pamje të rralla të këngëtares së njohur italiane Anna Oxa, e cila u prezantua në festivalin e fundvitit si Ana Hoxha, vajza e Qazimit.
Në këto pamje, Anna Oxa shfaqet duke kënduar përpara publikut shqiptar, në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me emocione, ku prania e saj shndërrohet në një moment të veçantë artistik dhe simbolik. Pas interpretimit ajo dha një intervistë ku u shpreh:
“Ndjenjat janë të vështira për t’u shpjeguar. Duhej t’i jetonim së bashku, ashtu siç i kam jetuar sot kur erdha në Shqipëri. Para së gjithash, të qenit këtu për mua është një gjë shumë e rëndësishme, një përvojë shumë e madhe. Kam qenë shumë larg, si kilometra, por me kokë dhe me zemër kurrë. Kurrë. Ju uroj shumë juve një vit të mbarë, duke shpresuar që të jetë më i mirë për gjithë botën, sepse bota po kalon një moment shumë të veçantë. Shpresoj të jetë një vit më i mirë dhe i lumtur. Gëzuar Shqipëri. Ju falënderoj.”, tha Ana Oxa./K.C/dritare.net