Kush e ndërtoi në të vërtetë Kalanë e Ali Pashës!
Dritare.net
Në jug të gjirit ku ndodhet Baza Ushtarake e Porto Palermos, është Kalaja e Ali Pashë Tepelenes që ai e rregulloi dhe ia dhuroi gruas që deshi fort, Vasiliqisë. Fotoreporteri britanik Robert Hackman hyri brenda Kalasë se Ali Pashës dhe e tregoi në dokumentarin e DritareTV. Fotoreporteri flet për mitet që thuhen për kalanë, kush e ndërtoi venecianët apo Ali Pasha, si i vrau Ali Pasha inxhinierët që rinovuan kalanë dhe shumë të tjera që mund t’i mësoni në dokumentarin në linkun më poshtë!
“Në mes të Gjirit të Porto Palermos është një ishull i vogël i lidhur me një brez toke të hollë. Unë do ta quaja një ishull, por ndoshta është një gadishull. Në këtë ishull ndodhet një kështjellë e quajtur Kalaja e Porto Palermos, e cilësuar ndonjëherë si Kalaja e Ali Pashës.
Kjo kala ka shumë të ngjarë të jetë ndërtuar nga venedikasit, pasi ka një dizajn shumë të ngjashëm me kështjellën veneciane pak më në jug nga këtu, në Butrint, e cila u ndërtua në vitin 1500. Për ta ndërtuar një kështjellë këtu do të ishte shumë e rrezikshme pasi kodrat pas kështjellës janë shumë të larta. Dikush mund të vendoste lehtësisht artileri atje dhe ta merrte këtë kështjellë. Pra, padyshim ishte ndërtuar nga një popull detar që mund t'i shërbente kështjellës nga deti.
Pra këtu ka qenë një kështjellë në vitin 1662 para Ali Pashës. Ali Pasha ishte një despot që kontrollonte të gjithë këtë zonë në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit të 19-të. Me shumë mundësi e rinovoi këtë kështjellë. Një nga historitë e bashkangjitura me kalanë është se dy inxhinierë francezë e ndihmuan Ali Pashën për ta rinovuar. Pas përfundimit të rinovimit ai i vrau të dy, ndoshta për të mbrojtur ndonjë sekret në lidhje me të. Por ndoshta kjo histori është një mit dhe është thënë më shumë për të treguar për pamëshirshmërinë e Ali Pashës sesa për përpjekjen për të mbajtur sekretet e kësaj kështjelle.
Një nga mitet dhe tregimet për këtë kala është se Ali Pasha e ndërtoi atë për një grua shumë më të re që ai e quante Vasiliqi. Ajo ndoshta ishte në të 20-at kur u martua me të dhe ai ishte në të 70-at. Por ai e donte dhe e adhuronte shumë. Kështu që edhe pse ndoshta nuk e bëri këtë kështjellë për të, por e rinovoi, historia tregon se sa i përkushtuar ishte ai ndaj gruas së tij të re.”, thotë fotoreporteri britanik./K.C/dritare.net