Pse u strehuan në Kaninë bektashinjtë në vitet 1600!
Dritare.net
Fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman në një cikël dokumentarësh që ka realizuar në bashkëpunim me Dritare TV, një prodhim i gazetares Rudina Xhunga ka qenë këtë herë në Kaninë. Fotoreporteri tregon se si Koca Sinan Pasha strehoi në Shqipëri bektashinjtë që u persekutuan gjatë Perandorisë Osmane për shkak se ata u jepnin pozita të barabarta grave dhe burrave e për këtë arsye u akuzuan për imoralitetet.
“Bektashinjtë u jepnin grave pozita të barabartë me burrat dhe ato mund te faleshin me burrat. Dukej imorale që përziheshin të dyja gjinitë. Ata u akuzuan për këtë imoralitet në fillim të viteve 1600, në një vend shumë afër Andronopolit, kryeqytetit të osmanëve. Teqeja e tyre atje u shkatërrua dhe ka shumë pak gjasa që të gjithë ata “Baba”, ministra, u dorëhoqën. Ka gjasë që ata u ftuan këtu nga Mir Liva Dukagjini i njohur gjithashtu si Sinan Pasha.
Për shkak se ata u persekutuan në pjesë të tjera të perandorisë osmane, ata u shpërngulën këtu dhe kjo është qendra e tyre. Por gjatë asaj periudhe te zgjimit kombëtar bektashinjtë mblodhën libra e i sollën këtu, lejuan të lexoheshin libra të gjitha të shkruara në gjuhën shqipe, gjë që ishte e ndaluar, prandaj ishin shumë të rëndësishëm në procesin arsimor të shqiptarëve.
Ata gjithashtu janë tejet tolerantë ndaj feve të tjera dhe karakteri i popullit shqiptar është shumë i hapur, falës dhe tolerant ndaj besimeve të tjera. Ndaj bashkëjetesa e bektashinjve dhe e shqiptarëve është realitet. Në Shqipëri, ata me të vërtetë gjetën shtëpinë e tyre këtu.”, tregon fotoreporteri britanik Robert Hackman në dokumentarin e DritareTV./K.C/dritare.net