Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Bektashizmi në Shqipëri, nisi nga Kanina!

Bektashizmi në Shqipëri, nisi nga Kanina!

Në dokumentarin e radhës në Dritare TV nga Robert Hackman, është historia e teqesë së parë në Ballkan. Të dhënat thotë fotoreporteri britanik tregojnë se bektashizmi në Shqipëri, nisi nga Kanina.

"Ka edhe diçka tjetër ky fshat që më pëlqen shumë. E padukshme për shumëkënd që vjen në këtë fshat.

Është teqeja, një manastir mistik bektashi.

Bektashizmi filloi në Anadoll në vitet 1300. Bektashinjtë u zhvendosën dhe u zgjeruan me Perandorinë Osmane për shkak të detyrimeve të tyre baritore ndaj Korpusit të Jeniçerëve, forcës elitare luftarake të osmanëve. Bektashinjtë ishin si kapelanët e ushtrisë së tyre dhe të dy ishin në thelb një, bektashinjtë dhe jeniçerët.

Ky fshat, Kanina, me shumë mundësi është vendi i parë në Shqipëri që ka pasur një teqe. Ka edhe disa vende të tjera shumë të vjetra nëpër Shqipëri, duke përfshirë Fushë-Krujën, por nga të gjitha provat tregojnë se teqeja e parë ka qenë këtu.

Koça Sinan Pasha, në vitet 1500, ishte 5 herë Veziri i Madh, që ishte kryeministri i Perandorisë Osmane. Ai ishte shqiptar dhe vinte nga kjo zonë. Thuhet se ai i ftoi bektashinjtë këtu për të ndërtuar teqenë e tyre. Nuk ka asnjë provë përfundimtare për këtë.

Ekziston edhe arsyetimi se Sinan Pasha mund të ketë qenë Mir Liva Dukagjini, që i ftoi ata këtu.

Askush nuk është plotësisht i sigurt se kush ishte Sinan Pasha. Por Evliya Çelebi, udhëtar, historian dhe autor shumë i famshëm, erdhi në këtë fshat në vitin 1670 dhe gjeti këtu një teqe.

Bektashinjtë u jepnin grave pozita të barabartë me burrat dhe ato mund te faleshin me burrat. Dukej imorale që përziheshin të dyja gjinitë. Ata u akuzuan për këtë imoralitet në fillim të viteve 1600, në një vend shumë afër Andronopolit, kryeqytetit të osmanëve. Teqeja e tyre atje u shkatërrua dhe ka shumë pak gjasa që të gjithë ata “Baba”, ministra, u dorëhoqën. Ka gjasë q ata u ftuan këtu nga Mir Liva Dukagjini i njohur gjithashtu si Sinan Pasha. Ka shumë të ngjarë që ata erdhën këtu 20 ose 30 vjet pak para ardhjes së Evliya Çelebit. Tani, askush nuk e di saktësisht se ku ishte kjo teqe, por me shumë mundësi është në anën jugore të kësaj kalaje dhe ka qenë ndërtuar aty ku është sot teqeja e re. Në teqenë e re, është një varr, një varr shumë i rëndësishëm. Le të shkojmë ta shohim!

Për shkak se ata u persekutuan në pjesë të tjera të perandorisë osmane, ata u shpërngulën këtu dhe kjo është qendra e tyre. Por gjatë asaj periudhe te zgjimit kombëtar bektashinjtë mblodhën libra e i sollën këtu, lejuan të lexoheshin libra të gjitha të shkruara në gjuhën shqipe, gjë që ishte e ndaluar, prandaj ishin shumë të rëndësishëm në procesin arsimor të shqiptarëve.

Ata gjithashtu janë tejet tolerantë ndaj feve të tjera dhe karakteri i popullit shqiptar është shumë i hapur, falës dhe tolerant ndaj besimeve të tjera. Ndaj bashkëjetesa e bektashinjve dhe e shqiptarëve është realitet. Në Shqipëri, ata me të vërtetë gjetën shtëpinë e tyre këtu.

Këtu është njëra anë e teqesë së re, që me shumë gjasë është ndërtuar mbi teqenë e vjetër. Më e mundshme është që kjo të jetë teqeja e parë në Shqipëri.

Kjo teqe është shumë e thjeshtë, minimale dhe shumë bektashiane", u shpreh Hackman në Dritare TV./L.F-dritare.net