Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

A ishte shqiptar Sinan Pasha, Veziri i Madh që solli bektashizmin në Shqipëri?!

A ishte shqiptar Sinan Pasha, Veziri i Madh që solli bektashizmin në

Fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman në një cikël dokumentarësh që ka realizuar në bashkëpunim me Dritare TV, një prodhim i gazetares Rudina Xhunga ka qenë këtë herë në Kaninë. Fotoreporteri tregon pikënisjen e bektashizmit, nga Koca Sinan Pasha, 5 herë vezir gjatë Perandorisë Osmane, i cili ftoi bektashinjtë të ndërtonin teqenë e parë në Ballkan, në Kaninë.


“Koça Sinan Pasha, në vitet 1500, ishte 5 herë Veziri i Madh, që ishte kryeministri i Perandorisë Osmane. Ai ishte shqiptar dhe vinte nga kjo zonë. Thuhet se ai i ftoi bektashinjtë këtu për të ndërtuar teqenë e tyre. Nuk ka asnjë provë përfundimtare për këtë. Ekziston edhe arsyetimi se Sinan Pasha mund të ketë qenë Mir Liva Dukagjini, që i ftoi ata këtu. Askush nuk është plotësisht i sigurt se kush ishte Sinan Pasha. Askush nuk është plotësisht i sigurt se kush ishte Sinan Pasha. Por Evliya Çelebi, udhëtar, historian dhe autor shumë i famshëm, erdhi në këtë fshat në vitin 1670 dhe gjeti këtu një teqe.

A ishte shqiptar Sinan Pasha, Veziri i Madh që solli bektashizmin në

Bektashinjtë u jepnin grave pozita të barabartë me burrat dhe ato mund të faleshin me burrat. Dukej imorale që përziheshin të dyja gjinitë. Ata u akuzuan për këtë imoralitet në fillim të viteve 1600, në një vend shumë afër Andronopolit, kryeqytetit të osmanëve. Teqeja e tyre atje u shkatërrua dhe ka shumë pak gjasa që të gjithë ata “Baba”, ministra, u dorëhoqën. Ka gjasë që ata u ftuan këtu nga Mir Liva Dukagjini i njohur gjithashtu si Sinan Pasha.”, tregon fotoreporteri Robert Hackman në dokumentarin e DritareTV./K.C/dritare.net