Tunelet ku u fsheh për 33 vite floriri i Shqipërisë!
Dritare.net
Kur të vesh në Skrapar të presin mrekulli për të parë dhe shumë histori për të dëgjuar. Si kjo historia e tuneleve që pak e dinë se në to fshihej floriri i Shqipërisë.
Tunelet e Pirogoshtit janë përdorur si vendstrehime me municione dhe sistem fortifikimi për të ruajtur dhe mbrojtur titullarët e kohës së komunizmit, në rast se shpërthente lufta. Përgjegjësi i sektorit të turizmit në Skrapar, Krenar Xhaferri na tregon se këto 11 tunele sot janë kthyer në pika turistike që tërheqin vendasit, por më shumë të huajt.
“Këtu jemi te Tunelet e Pirogoshtit. Sistemi komunist i kohës e kishte konceptuar si kryeqytet të vendit në rast të një lufte. Edhe për këtë qëllim është ndërtuar një sistem fortifikimesh në lokacione sekrete. U ndërtuan tunele për municionin dhe për vendstrehimin e titullarëve të kohës në rast lufte. Në total janë 11 tunele dhe janë ndërtuar për 18 vjet. Në çdo tunele, te dera shënohet edhe kapaciteti mbajtës për municione. Këto 11 tunele shtrihen në të dyja anët e kanionit. Tunelet janë të mirëmbajtura edhe sot . Janë bosh dhe janë në gjendje shumë të mirë. Ky po tërheq gjithnjë e më shumë turistë. E pëlqejnë shumë turistët e huaj. Turistët bëjnë një itinerar prej 1 orë e 10 minutash, nga Ura e Kasabashit, deri te Shpella e Pirogoshit. E pëlqejnë shumë si pikë turistike.”, tregon zoti Xhaferri.
Pavarësisht se tunelet e Pirogoshtit janë mirëmbajtur, të njëjtin fat nuk e pati vendi ku është ruajtur thesari i shtetit. Ndërtesa kur për 33 vjet ruhej rreth 6 ton flori, sot është kthyer në një rrënojë, pa zot.
“Ndërsa këtu janë tunelet e thesarit të shtetit. Në këtë vend janë ruajtur rezervat e floririt të shtetit shqiptar për 33 vjet. Ky vend nuk ta jepte përshtypjen për atë që mbante, pasi këtu më parë ka qenë edhe një ndërtesë ushtarake dhe të jepte përshtypjen e një reparti. Por në brendësi të repartit ishin tunelet e thesarit. Për këto tunele shumë pak banorë kishin dijeni, pasi ruheshin nga ushtarët dhe në hyrje të repartit ka qenë një portë hekuri shumë e rëndë, e cila nuk lejonte hyrjen në tunel. Këto tunele kishin disa kode sekrete, të cilat ndërroheshin dy-tre herë në ditë. Edhe nëse dikush zbulonte kodin, ishte e pamundur të hyje, pasi brenda ata kishin instaluar disa cisterna me ujë të cilat shpërthenin nëse hynin për të grabitur floririn. Sipas statistikave thuhet se kanë qenë 6 tonë ar. Por nuk e di sa është ruajtur në këto tunele. Skrapari e ka ruajtur këtë rezervë ari shumë mirë. Sepse sa ishte këtu nuk kishte tentativa për ta vjedhur apo tjetërsuar. Edhe pas largimit të rezerva të arit, kjo ndërtesë shpërbeu si vend për qëndrimin e Shërbimit Informativ të Shtetit deri në vitin 1997, atëherë kur shpërthyen revoltat edhe SHISH-i e humbi funksionin. Nga ajo kohë, kjo ndërtesë nuk është më në funksionon. Nuk ruhet, apo të mirëmbahet më, tani është e rrënuar.”, tha ndër të tjera zoti Xhaferri./ dritare.net