Ujëvara magjike e Peshturës nga Robert Hackman!
Dritare.net
Nëse je në Vlorë, mos ngurro të marrësh një makinë me qira dhe shko vizito ujëvarën e Peshturës. Kështu bëri fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman i cili gjatë cikli të 3 dokumentarëve vizitoi Jugun cep më cep, nga Vlora deri në Kurvelesh.
"Kur kam udhëtuar nëpër Kurvelesh, nuk kam zbritur kurrë në ujëvarën e Peshturës. Është një rrugë e shkurtër por kini kujdes nëse kaloni nëpër këto shtigje.
Mezi pres të futem në ujë dhe të freskohem.
Çfarë dite. Një ditë e mrekullueshme në Kurvelesh. Labët që luftuan krah Zenel Gjolekës dhe mikut të tij kundër osmanëve, partizanëve që luftuan kundër italianëve dhe nazistëve, shpresoj të kenë pasur kohë të kenë shijuar zonën përreth si unë sot, kur ata fshiheshin në këto shtigje.
Nëse je në Vlorë merr me qira një makinë dhe eja në Kurvelesh. Ia vlen mundi. Unë po kthehem për një tjetër zhytje!", tha Hackman./ M.K-dritare.net