Në Nivicë, vendin e paraardhësve të Pirros së Epirit!
Dritare.net
Fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman në një cikël dokumentarësh që ka realizuar në bashkëpunim me Dritare TV, një prodhim i gazetares Rudina Xhunga ka përshkruar këtë herë zemrën e Labërisë, nga Vlora në Kurvelesh. Fotoreporteri britanik na tregon edhe për Nivicën, fshati me tokë të lashtë.
Për fotoreporterin, Nivica përveç historisë që daton që 400 vite para Krishtit, ky fshat ka dhe një bukuri të veçantë natyrore që bien në sy.
"Duke u ngjitur rrëzë kodrave nga Kuç arrijmë në pllajën e gjerë dhe jopjellore të Kurveleshit, në zemër të Labërisë.
Kjo krahinë e Shqipërisë është e shtrirë në mënyë faktastike por pak e banuar. Në këtë tokë të lashtë, fshati Nivica qëndron në buzë të një gryke që zhytet qindra metra në pllajën gëlqerore.
Nivica ka qenë e banuar që nga lashtësia. Paraardhësit e saj thuhet të kenë qenë në radhët e Pirros së Epirit duke luftuar kundër romakëve në republikën e hershme. Dhe nëse është kështu, sigurisht që kjo do të shpjegonte do ta shpjegonte shpirtin luftërat të Zenel Gjolekës.
Në vitin 1940, një arkeolog britanik profesori Hammond zbuloi këtu një mur të lashtë që i përket viteve 400 para Krishtit. Dhe më pas një bari zbuloi një statujë shumë të vogël bronzi të Zeusit, e cila fatkeqësisht u zhduk me rënien e komunizmit. Kohët e fundit këtu janë gjetur mbi 30 monedha antike, të cilat thjesht tregojnë se sa e rëndësishme ishte Nivica, nga rrugët e brendshme tregtare ballkanike deri te portet bregdetare pak më në lindje nga këtu vetëm, disa km larg.
Pra, ky vend ka qenë i banuar vazhdimisht dhe ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e rrugëve tregtare. Tani është bërë një vend shumë i njohur për turizëm. Ka shumë kampingje këtu, ka vende fantastike që mund të shikoni dhe ka në mënyrë të veçantë një gjë që bie në sy.
Sado mbresëlënëse të jetë historia, është bukuria e kësaj gryke që e bën Nivicën kaq të veçantë. Lumi i Bënçës shtrihet thellë në pllajën gëlqerore duke krijuar ujëvara dhe pishina natyrale. Ky kanion është xhevahiri i Kurveleshit. I shtrirë në 40 km është një vend befasues që të lë pa frymë, me shtigje ku mund të ecin vizitorët. Megjithatë është e këshillueshme që të pyesni vendasit pasi disa shtigje mund të jenë të vështira për t’u kaluar", tregon fotoreporteri britanik në dokumentarin e realizuar në bashkëpunim me Dritare TV./K.C/dritre.net