Robert Hackman: E nisim nga Vlora, kryeqyteti i Labërisë!
Dritare.net
Labëria, kjo është ndalesa e fundit e ciklit të dokumentareve nga fotografi dhe udhëtari britanik, Robert Hackman, i cili rrëfeu në disa episode, Jugun e mrekullueshëm të Shqipërisë.
Fotoreporteri e nis me Vlorën, duke rrëfyer se pse nuk ishte rastësi që pikërisht në këtë qytet, Ismail Qemali shpalli pavërisinë dhe ngriti flamurin me shqiponjën dy krenare.
Për Hackman, ashtu dhe si shumë shqiptarë, Vlora, pjesë e Labërisë është një vend i shenjtë për turizmin dhe ballkon i peisazheve të bukura që duhen vizituar të paktën njëherë.
“Qyteti jugor i Shqipërisë, Vlora, ka kaq shumë për të ofruar. Nga gjiret piktoreske, te zhytja në ujërat blu të pastra apo historia e pasur. Por për shqiptarët ky qytet është sinonim i pavarësisë së tyre. Vlora është qyteti më i madh në krahinën e njohur si Labëria. Një zonë malore që ka shërbyer si një vend i shenjtë për banorët e saj për t'u strehuar dhe fshehur në të mes majave dhe grykave të thella gjatë kohës së pushtimit duke pasur shumë rëndësi gjeografike si në histori ashtu edhe kulturë.
Gjeografia i jep formë historisë dhe kulturës dhe udhëtimi ynë i sotëm në Kurvelesh do të na ndihmojë të zbulojmë se si gjatë mijëvjeçarëve ky rajon malor i parapriu një fryme që ngriti flamurin e kuq me shqiponjën dy krenare. Shqipëria e Jugut është shumë më e sheshtë se veriu i Shqipërisë. Dhe kjo u ka dhënë pushtuesve mundësinë për të kontrolluar popullsinë shumë më lehtë. Megjithatë këtu në Labëri në xhepin jugor të Shqipërisë terreni është shumë malor, duke u bërë një mbrojtjes ndaj njerëzve dhe kulturës.
Nuk është rastësi që ishte në Labëri të Vlorës në vitin 1912 që Ismail Qemali ngriti pas shumë sfidave flamurin e kuq me shqiponjën dy krenare, këtu nga ky ballkon duke i dhënë fund sundimit pothuajse 400 vjeçar osman në këtë zonë të Ballkanit. Sot do të udhëtojmë në Kurvelesh për të shikuar vende të mrekullueshme, peizazhe të bukura dhe të mësojmë pak për historinë që i parapriu momentit kur Ismail Qemali bej Vlora, ngriti flamurin këtu në Vlorë”, shprehet fotoreporteri në dokumentarin e realizuar në bashkëpunim me Dritare TV/M.K-dritare.net