Xhevahiret e Kurveleshit nga Robert Hackman!
Dritare.net
Robert Hackman, fotografi dhe udhëtari britanik në DritareTv tregon sot xhevahiret e Kurveleshit, pasi udhëtoi cep më cep për të rrëfyer historinë e Labërisë.
Nga Vlora në Nivicë, Mesaplik dhe Progonat, fotoreporteri tregon magjinë e kësaj zone e cila prej vitesh ka shënuar historinë.
"Vlora është qyteti më i madh në krahinën e njohur si Labëria. Nuk është rastësi që ishte në Labëri të Vlorës në vitin 1912 që Ismail Qemali ngriti pas shumë sfidave flamurin e kuq me shqiponjën dy krenare, këtu nga ky ballkon. Ah moj Shqypni, e mjera Shqypni, u shkrua në fund të vitit 1800. Në këtë poezi mesazhi ishte për bashkimin e shqiptarëve në një etni të përbashkët, siç ishte bashkimi këtu në Mesaplik, 40 vjet përpara se të shkruhej poema e Pashko Vasës. Pra ky është fshati më i rëndësishëm që bashkoi shqiptarët për pavarësinë e Shqipërisë.
Në vitin 2003 ky monument u ngrit në kujtim të tij dhe në vitin 2012 u nderua pas vdekjes me medaljen më të lartë Nderi i Kombit. Ai hodhi vërtet themelet e fillimit të zgjimit kombëtar dhe të pavarësisë së shqiptarëve. Kam bërë një projekt fotografik me lapidarët dhe ndalem gjithmonë kur i shoh. Ishte një luftë brutale në Ballkan dhe shqiptarët në veçanti bënë rezistencë të fortë për të cilën vuajtën shumë. Burrat e Kurveleshit të njohur për shpirtin e tyre luftarak dhe gratë që i përkrahnin. Shumë prej tyre janë rekrutuar nga kjo zonë. Bijtë dhe nipërit e tyre vazhduan luftën dhe u varrosën sot. Burra të guximshëm!
Nivica ka qenë e banuar që nga lashtësia. Paraardhësit e saj thuhet të kenë qenë në radhët e Pirros së Epirit duke luftuar kundër romakëve në republikën e hershme. Dhe nëse është kështu, sigurisht që kjo do të shpjegonte do ta shpjegonte shpirtin luftërat të Zenel Gjolekës. Në vitin 1940, një arkeolog britanik profesori Hammond zbuloi këtu një mur të lashtë që i përket viteve 400 para Krishtit. Dhe më pas një bari zbuloi një statujë shumë të vogël bronzi të Zeusit, e cila fatkeqësisht u zhduk me rënien e komunizmit.
Progonati, i regjistruar për herë të parë nga osmanët në vitin 1452 dhe i vizituar në vitin 1630 nga udhëtari i famshëm Evlija Çelebi, ky fshat i fjetur shpesh ka shërbyer si qendër komunale për banorët e KuKurveleshit.
Një ditë e mrekullueshme në Kurvelesh. Labët që luftuan krah Zenel Gjolekës dhe mikut të tij kundër osmanëve, partizanët që luftuan kundër italianëve dhe nazistëve, shpresoj të kenë pasur kohë të kenë shijuar zonën përreth si unë", tregon fotoreporteri./ M.K-dritare.net