Ambasadori Ukshini: Protestuesit do të lodhen, Rama do të presë
Dritare.net

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka thënë se duke e pasur parasysh që protestat në Shqipëri përbëhen nga grupe e interesa të ndryshme atëherë nuk mund ta kenë një përfaqësues të vetëm që iu prinë.
Ukshini në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në këtë rast do ta ndjekë strategjinë e lodhjes së protestuesve për t’i ndalur.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta ndjekë strategjinë e lodhjes. E mira e protestës është që janë paqësore dhe policia nuk po sillet brutalisht. Ka shumë grupe dhe interesa. Duke qenë kaq heterogjene jam skeptik nëse këta mund ta nxjerrin një kokë udhëheqëse. Nëse nuk arrijnë ta nxjerrin një kokë udhëheqëse atëherë kjo demostratë do të s’formohet. Sa më shumë që zgjatë, sigurisht se do të lodhen”, ka deklaruar Ukshini.
Ai ka komentuar edhe përfshirjen e diasporës në këto protesta. Sipas Ukshinit prezenca e tyre mund të jetë vetëm për disa ditë.
“Shihet se ka një tendencë që të mobilizohet diaspora mirëpo diaspora mund ta mobilizohet vetëm për pak ditë sepse jetojnë jashtë, punojnë jashtë Shqipërisë dhe nuk mund të mungojnë në vendet ku jetojnë. Nuk mund ta mbushin këtë boshllëkun e tyre në protestë”, ka thënë Ukshini në emisionin "Konfront" në KTV./KohaDitore