Blendi Gonxhja: “Protestuesja” e revolucionit rozë është pjesë e kryesisë së opozitës
Thursday 2 July 2026, 17:05
Dritare.net
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas tensioneve të shënuara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit. Përmes një postimi në Facebook, Gonxhja shkruan se e ashtuquajtura “protestuese e revolucionit rozë”, Eda Grimçi, rezulton të jetë kryetare e PD-së në Njësinë 9 dhe anëtare e sapozgjedhur e kryesisë së opozitës.
"“Protestuesja” e revolucionit rozë, e flakta qytetare që guxon më flet në emër të popullit, e palodhura Eda Grimçi qenka kryetare e PD së njësisë 9, e sapo zgjedhur në kryesinë e Opozitës së Bufit të Kënetave dhe Moçaleve dhe lajmi që vlon në portalet e etura për Shqipërinë e Re dhe rebelimin me pupla e me onde fallco bigudinash!", shkruan Gonxhja./K.C/dritare.net