Na ndiqni edhe në

Bota

77-vjeçarja Dolly Parton, tregon sekretet e saj të bukurisë!

77-vjeçarja Dolly Parton, tregon sekretet e saj të bukurisë!

Dolly Parton është 77 vjeçe dhe duket po aq rrezatuese dhe magjepsëse si kurrë më parë. Disa njerëz thonë se është rutina e saj e kujdesit të lëkurës, ndërsa të tjerë besojnë se është qëndrimi i saj pozitiv që e bën të duket kaq e freskët dhe e re.
"Unë nuk kam kohë të plakem," tha një herë me shaka Parton. Këngëtarja legjendare dhe ikona e gjithanshme, Dolly Parton është shembulli i duhur si ta jetosh jetën në maksimum.

77-vjeçarja Dolly Parton, tregon sekretet e saj të bukurisë!

Por çfarë fshihet pas fytyrës së bukur të Dolly Parton?

Disa dermatologë këshillojnë të mos përdorni peceta për heqjen e grimit, sepse shumë përbërës artificialë që ato përmbajnë mund të irritojnë lëkurën tuaj dhe madje të shkaktojnë reaksione alergjike. Por këngëtarja e Rockin’ Years, beson se përdorimi i këtyre pecetave lejon që lëkura e saj të shkëlqejë.

“Unë provoj të gjitha gjërat e reja që dalin, por nuk ka asgjë më të mirë se vazelina e dhe pecetat për heqjen e grimit. I përdor ato për të pastruar fytyrën time dhe më lënë mjaftueshëm vaj mineral në lëkurën time, pra është një hidratues i mirë gjatë natës.
Parton nuk e mohon se ka bërë botox.
“Njerëzit gjithmonë thonë se dukem e lumtur dhe unë them se ky është botox. Drita e mirë, grim i mirë dhe mjekë të mirë, ky është sekreti im,” tha ajo.

77-vjeçarja Dolly Parton, tregon sekretet e saj të bukurisë!

Megjithatë, këngëtarja nuk beson se produktet e kujdesit të lëkurës duhet të jenë të shtrenjta.
“Unë nuk mendoj se duhet të paguash shumë para për të pasur produkte të mira. Shumica e produkteve që kushtojnë pak janë po aq të mira, dhe ndonjëherë më të mira se ato që kushtojnë një pasuri. Unë nuk blej për famë. Unë thjesht blej ato që më funksionojnë.”, tha ajo.

77-vjeçarja Dolly Parton, tregon sekretet e saj të bukurisë!
Një këshillë nga Parton është të shmangni qëndrim për një kohë të gjatë në diell.
“Nuk kam dalë kurrë në diell. Unë nuk kam të njëjtat probleme që kanë gratë e moshës sime, sepse nuk jam djegur kurrë nga dielli.", tha ajo.

77-vjeçarja Dolly Parton, tregon sekretet e saj të bukurisë!
Gjumi i mjaftueshëm është jetik për lëkurën tuaj, sepse lëkura prodhon kolagjen të ri kur flini. Por Parton nuk e ka zakon të flejë shumë gjatë dhe i pëlqen ta fillojë ditën shumë herët.

“Nuk kam nevojë për shumë gjumë. Shkoj në shtrat shumë herët, por edhe nëse zgjohem vonë, është thjesht si një orë e vogël brenda meje që thotë 'është ora 3!' Nuk kam nevojë për shumë gjumë si shumë njerëz të tjerë, ky është një tipar i familjes Parton.”,tha ajo./K.C/dritare.net