Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhimitër Gjoka: Si e hoqën nga punë Petritin e motit, vetëm se tha Buona sera!

Dhimitër Gjoka: Si e hoqën nga punë Petritin e motit, vetëm

Dhimitër Gjoka i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV flet për kohën kur jepte lajmet në Radio Televizionin Shqiptar. Gjoka tregon marrëdhënien me koleget, mes tyre edhe meteorologun Petrit Leka. Gjoka tregon se si e hoqën nga puna meteorologun vetëm se tha "Buona sera", në vend të thoshte "Mirëmbrëma" ndërsa jepte motin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

“Motin në RTSH e ka dhënë Petrit Leka. Ai vinte dy orë para dhe çdo mbrëmë pas lajmeve jepte motin. I bënte çdo gjë gati me dorë. Kemi qenë të dy në një studio. Unë nuk isha aty kur ai bëri atë ngatërresën, që në vend të thoshte "Mirëmbrëma", tha "Buona sera". Por ka raste kur njeriu emocionohet dhe janë gjëra që ndodhin. Ai dëgjone motin nga Rai dhe ndoshta aty, në këto rrethana i doli "Buona sera" pa dashje sepse ishim drejtpërdrejt. Pasi bëri këtë ngatërresë e hoqën nga puna. Atëherë ishte çdo gjë e kontrolluar, duhet të ishe i kujdesshëm. Ai u kthye përsëri në televizion, në momentin kur Enver Hoxha tha: “Rikthejeni se nuk ka bërë ndonjë gabim të madh.” Ne kemi qenë bashkudhëtarë me Petritin. Ai ishte njeri skrupuloz, njeri i mrekullueshme.”, thotë Gjoka në DritareTV./K.C/dritare.net