Na ndiqni edhe në

Bota

Agjencia ia shkatërroi ëndrrën për t’u bërë yll muzike. Tani ajo fitoi një Grammy

Agjencia ia shkatërroi ëndrrën për t’u bërë

Këngëtarja dhe kantautorja koreano-amerikane EJAE është kthyer në simbol të ringritjes artistike, pasi fitoi një Grammy historik me këngën “Golden”, pjesë e filmit të animuar “KPop Demon Hunters”, filmi origjinal më i ndjekur ndonjëherë në Netflix.

Rruga e saj drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë. Që në moshën 11-vjeçare, EJAE u bashkua me një nga agjencitë më të mëdha të argëtimit në Korenë e Jugut, duke kaluar më shumë se një dekadë në trajnime intensive për këngë dhe vallëzim, me shpresën për t’u bërë një idhull K-pop. Por ajo nuk debutoi kurrë: kontrata e saj përfundoi pa u përzgjedhur për asnjë grup, duke i lënë pas vetes zhgënjim dhe ndjenjën e dështimit.

Agjencia ia shkatërroi ëndrrën për t’u bërë

Pas largimit nga industria, EJAE u ndje e humbur, por nuk hoqi dorë nga muzika. Ajo mori një rrezik tjetër të madh: u bë kantautore dhe producente, duke u kthyer në Nju-Jork dhe duke ndërtuar një rrugë pothuajse të panjohur për ish-trainee të K-pop-it, sidomos për gratë.

Agjencia ia shkatërroi ëndrrën për t’u bërë

Ky vendim e çoi drejt suksesit të vërtetë. EJAE ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj si Twice, Red Velvet, Aespa, Suzy, dhe është bashkautore e hitit të famshëm “Psycho”. Kulmi erdhi me “KPop Demon Hunters”, ku ajo jo vetëm shkroi dhe regjistroi këngët, por edhe dha zërin e personazhit kryesor, Rumi.

Agjencia ia shkatërroi ëndrrën për t’u bërë

Kënga “Golden” fitoi fillimisht Golden Globe, u nominua për Oscar dhe më pas hyri në histori si kënga e parë K-pop që fiton një Grammy, duke u shpallur “Best Song Written for Visual Media”. Ajo dominoi listat muzikore globale dhe u kthye në një himn frymëzues për miliona dëgjues.

Historia e EJAE është një dëshmi se një ëndërr e dështuar nuk është fundi, por ndonjëherë fillimi i një rruge më të madhe. Një dekadë pasi iu mbyll dera si idhull K-pop, zëri dhe fjalët e saj po dëgjohen sot në mbarë botën, më të forta se kurrë./K.C/dritare.net