Ministri Blendi Gonxhja inspekton plazhet publike të Kavajës!
Dritare.net

Gjatë inspektimeve në plazhet publike të Kavajës, Ministri Gonxhja u takua me qytetarë dhe banorë të zonave bregdetare për të diskutuar mbi zbatimin e rregullores për plazhet publike dhe garantimin e të drejtës së çdonjërit prej tyre, për të pasur akses të lirë e të barabartë në bregdet.
Ministri theksoi angazhimin për mbrojtjen e hapësirave publike, respektimin e të drejtave të banorëve që jetojnë pranë këtyre zonave, si dhe për krijimin e kushteve që plazhet të jenë të pastra, të sigurta dhe në funksion të interesit publik.
"Gjatë inspektimeve në plazhet publike të Kavajës, u takuam me qytetarë dhe banorë të zonave bregdetare për të diskutuar mbi zbatimin e rregullores për plazhet publike dhe garantimin e të drejtës së çdonjëri prej tyre, për të pasur akses të lirë e të barabartë në bregdet. Mbetemi të angazhuar për mbrojtjen e hapësirave publike, respektimin e të drejtave të banorëve që jetojnë pranë këtyre zonave, si dhe për krijimin e kushteve që plazhet të jenë të pastra, të sigurta dhe në funksion të interesit publik.- shkruan Ministri Gonxhja