Dita e 20-të e protestës/ Organizatori: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim
Friday 19 June 2026, 20:08
Dritare.net

Qytetarët janë mbledhur sërish sot në Sheshin “Skënderbej”, duke shënuar ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit, ata janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë, ku me pankarta, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra kanë paraqitur kërkesat e tyre ndaj qeverisë, mes të cilave edhe dorëheqjen e saj.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje edhe në drejtim të opozitës, ndërsa organizatorët kanë theksuar se përgjatë ditëve të protestës nuk është lejuar përfshirja apo afrimi i figurave politike në protestë.
Një prej organizatorëve, aktivisti Arben Kola, u shpreh se protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë nga diaspora, duke deklaruar: “Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim”./dritare.net