Na ndiqni edhe në

Bota

Aksidentoi një burrë ndërsa bënte ski, aktorja del para gjykatës!

Aksidentoi një burrë ndërsa bënte ski, aktorja del para

Gwyneth Paltrow pritet të paraqitet në një gjykatë amerikane lidhur me pretendimet se ajo ka plagosur rëndë një burrë në një aksident ndërsa bënte ski në Utah në vitin 2016. Aktorja është paditur nga optometristi në pension Terry Sanderson, i cili ka pretenduar se Paltrow u përplas me të në resortin Deer Valley në Park City. Ai pretendon se ajo ka dalë "jashtë kontrollit", ndërsa bënte ski, duke i shkaktuar "një lëndim në tru, katër brinjë të thyera dhe lëndime të tjera të rënda".
Paltrow u kundërpërgjigj, duke pretenduar se ai e goditi atë me gjithë forcën.
Sanderson po kërkon dëmshpërblim prej 300,000 dollarë (245,000 £), pasi iu hodh poshtë kërkesa e mëparshme për 3.1 milionë dollarë./K.C/dritare.net