Na ndiqni edhe në

Bota

Angelina Jolie na mrekullon sërish! Mbështet të rinjtë iranianë me shprehjen: Më lëndove sytë, por zemra ime ende po rreh!

Angelina Jolie na mrekullon sërish! Mbështet të rinjtë

Angelina Jolie mbetet e pazëvendësueshme jo vetëm si aktore, por edhe si njeri. Ajo është gjithmonë në krah të atyre që kanë nevojë dhe angazhohet në çdo ndihmë humanitare. Me një postim në Instagram ajo tregon se është në krah të të rinjve që humbën shikimin nga dhuna e policisë iraniane pasi kishin dalë në protesta. Në veçanti, ajo përdori një frazë të një gruaje të re, Elahe Tavokolian, e cila humbi njërin sy: “Më lëndove sytë, por zemra ime ende po rreh.”

Angelina Jolie na mrekullon sërish! Mbështet të rinjtë

Aktorja ka postuar edhe dy foto, një të vajzës Elahe në spital dhe një të djaloshit, Zanier Tondro, i cili humbi të dy sytë në protestat e dhunshme.

Angelina Jolie na mrekullon sërish! Mbështet të rinjtë

“Mendoj për të rinjtë në Iran që kanë pësuar lëndime në sy sepse po protestonin kundër vrasjes së Mahsa Amini, si Elahe Tavokolian dhe Zanier Tondro. Shumë të mbijetuar kanë humbur shikimin në një ose të dy sytë. Është një kujtesë e çmimit që po paguajnë të rinjtë iranianë në luftën e tyre për të drejta dhe liri”, ka shkruar aktorja. /A.S-Dritare.net

Angelina Jolie na mrekullon sërish! Mbështet të rinjtë