Na ndiqni edhe në

Bota

Babai i Pique dëbon Shakirën nga shtëpia! 

Babai i Pique dëbon Shakirën nga shtëpia! 


Shakira ka njoftuar audiencën e saj se po largohet nga Barcelona dhe po zhvendoset përgjithmonë në Miami. Edhe pse shumë menduan se ishte zgjedhja e saj, faqet e huaja zbuluan se ylli kolumbian mori një letër dëbimi nga prindërit e ish-burrit të saj Gérard Pique dhe konkretisht nga babai i tij.

Babai i Pique dëbon Shakirën nga shtëpia! 
“Shakira largohet nga Barcelona pasi iu dha një letër dëbimi në shtëpinë e mëparshme familjare nga babai i ish-it të saj Gerard Pique", shkruajnë mediat spanjolle.

Babai i Pique dëbon Shakirën nga shtëpia! 
Sipas mediave spanjolle, këngëtarja ka marrë një dokument në të cilin i kërkohej këngëtares dhe prindërve të saj të largoheshin nga shtëpia familjare ku jetonin dikur.
Prindërit e ish-futbollistit e kanë ndërmarrë këtë veprim pas sherrit mes Shakirës dhe Piques që ka marrë përmasa të mëdha. Nëpërmjet teksteve të këngëve të reja, ylli i Hollivudit vë në shënjestër ish-in dhe partneren e tij aktuale, Clara Kia, ndërkohë që nuk heziton të thotë dy fjalë për ish-vjehrrit e saj, me të cilët nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira.

Babai i Pique dëbon Shakirën nga shtëpia! 
Në foton e lamtumirës, pak para se të shpërngulej përgjithmonë në Florida, këngëtarja shkroi: “U zhvendosa në Barcelonë për t'u dhënë fëmijëve të mi stabilitet, të njëjtin që tani po e kërkojmë në një cep tjetër të botës pranë familjes, miqve dhe detit. Sot ne fillojmë një kapitull të ri në kërkim të lumturisë.”