
Brad Pitt ndryshon gjithçka për dashurinë, vendimi që askush s’e priste
Dritare.net
Brad Pitt dhe e dashura e tij, Ines de Ramon, kanë bërë hapin e radhës në marrëdhënien e tyre: çifti ka vendosur të jetojë bashkë. Sipas revistës PEOPLE, 61-vjeçari i Hollivudit dhe dizajnerja e bizhuterive janë zhvendosur në një shtëpi të re, duke nisur një kapitull të ri në jetën e tyre.
“Brad e përfshin Ines në të gjitha planet e tij të udhëtimeve dhe, kur janë në shtëpi, thjesht relaksohen së bashku,” ka thënë një burim për revistën.
Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2022, por dalja e parë publike në tapetin e kuq ndodhi në Festivalin e Venecias 2024. Këtë vit, Ines ka qenë pranë tij gjatë pjesës më të madhe të fushatës promovuese të filmit të tij më të ri, “F1”. “Janë më të lumtur se kurrë,” ka treguar një tjetër burim. “Brad është shumë i dashuruar dhe plot gëzim,” ka shtuar ai, duke theksuar se çifti tashmë po bën plane për të ardhmen.
Pas paraqitjes së tyre në premierën botërore të “F1” në Nju-Jork, në qershor, një mik i afërt i aktorit tha se ai “e adhuron faktin që ka Ines pranë tij”. “Ajo nuk krijon drama, është mbështetëse dhe e qetë, ata shkojnë shumë mirë bashkë,” tha burimi.
Ky zhvillim vjen pak pasi Pitt shiti shtëpinë e tij në Los Anxhelos, të cilën e kishte blerë në vitin 2023 për 5,5 milionë dollarë. Vila ndodhej në zonën Los Feliz dhe ishte bërë objekt grabitjeje në qershor, ndërkohë që procesi i shitjes ishte tashmë në vazhdim./dritare.net

















