
Britanikët nuk e duan Meghan në kurorëzimin e mbretit Charles. Çfarë ka vendosur ajo!
Dritare.net
Britanikët do të preferonin që Meghan dhe Princi Andreë të mos merrnin pjesë në ceremoninë zyrtare të kurorëzimit të Mbretit Charles III më 6 maj, por ata duan që Princi Harry të marrë pjesë. Kjo është ajo që u zbulua nga disa sondazhe të publikuara nga MailOnline.
Në një nga këto sondazhe në emër të Redfield & Wilton Strategies, vetëm 38% e britanikëve do të dëshironin të shihnin djalin e dytë të Charles dhe Diana, princi Harry në këtë ngjarje, ndërsa 36% ishin kundër. Një mungesë që do të zgjeronte përçarjen mes Sussex-ëve dhe familjes mbretërore, veçanërisht pas publikimit të kujtimeve të Harrit, në librin Spare, dhe pas një sërë intervistash televizive që ai dha për promovimin e tij.
Sipas shtypit britanik, miqtë e çiftit janë të bindur se të dy nuk do të marrin një vendim përfundimtar derisa të mbërrijë një ftesë zyrtare në shtëpinë e tyre në Kaliforni. Megjithatë, Harry do të donte të ishte në krah të babait të tij në ditën e tij më të madhe dhe shpreson të shpëtojë marrëdhëniet e tij të tensionuara me familjen mbretërore, thanë burime pranë dukës për Daily Telegraph. Por edhe nëse Harry zgjedh të marrë pjesë në kurorëzimin, është e paqartë nëse gruaja e tij Meghan do të bëjë të njëjtën gjë. Kjo pasi kurorëzimi i mbretit Charles, bie në ditëlindjen e katërt të djalit të çiftit Archie, ndaj mund të ndodhë që Dukesha të mos marrë pjesë në event./L.F-dritare.net

















