Na ndiqni edhe në

Bota

Cara Delevine flet për varësinë ndaj drogës: Do të përfundoja e vdekur! 

Cara Delevine flet për varësinë ndaj drogës: Do të

Modelja Cara Delevine flet për herë të parë për fotot që u publikuan teksa e tregonin atë në një gjendje të mjerueshme në aeroport. Ajo ka komentuar edhe periudhën kur hyri në një program rehabilitimi.


Duke folur për Vogue, me rastin e kopertinës së prillit 2023 të botuar të mërkurën, ajo tha se pamjet e paparacëve ishin një tronditje për të. 30-vjeçarja shpjegoi se kur u kapën ato pamje, ajo sapo ishte kthyer nga festivali Burning Man në Nevada, duke theksuar se "nuk kishte fjetur dhe nuk ishte mirë".


Ylli i 'Carnival Roë' tha në mënyrë specifike: "Është zemërthyese, sepse mendova se po kaloja mirë, por në një moment, kuptova që nuk po dukesha mirë. Kështu që në një farë mënyre, ato foto më bënë të reflektoj dhe duhet të jem mirënjohëse.”


Në lidhje me përdorimin e drogës, ajo u shpreh se kjo e bënte të ndihej "e pamposhtur". Ylli i "Planet Sex" hyri në një qendër rehabilitimi në fund të vitit 2022. Për këtë ajo tha:
"Unë nuk isha gati. Ky është problemi. Nëse nuk jeni me fytyrën poshtë në dysheme dhe gati të ngriheni, nuk do ta bëni. Në atë moment, unë isha vërtet gati. Gjithçka që dija ishte, nëse unë do të vazhdoja të ndiqja rrugën që po ndiqja, ose do të përfundoja e vdekur ose do të bëja ndonjë budallallëk. Unë kam ende shumë energji. Jam më e qetë. Nuk do të korrigjohet apo kurohet kurrë plotësisht, por unë jam në rregull me këtë dhe ky është ndryshimi."/K.C/dritare.net