
Cristiano Ronaldo është lodhur nga Georgina, marrëdhënia mes çiftit në krizë
Dritare.net
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të përfolur në botë. Në llogaritë e tyre në rrjetet sociale ata tregojnë stilin luksoz të jetesës dhe deklarojnë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin. Megjithatë, raportimet e fundit në televizionin portugez tregojnë se marrëdhënia e tyre mund të jetë në telashe.
Sipas emisionit “Noite das Estrelas”, futbollisti raportohet se është lodhur nga qëndrimi i partneres së tij, i cili cilësohet si “i detyruar, joserioz dhe larg realitetit”. Në emision u shfaq edhe psikologu Quintino Aires, i cili analizoi sjelljen e çiftit në eventet e fundit publike dhe arriti në përfundimin se jeta personale e Ronaldos nuk është në një moment lumturie.
Thashethemet kanë ngjallur debat mes fansave të çiftit dhe gazetarëve, ku disa që spekulojnë se zakonet e konsumit të tepërt të Georgina dhe besimi i saj se ajo është e barabartë me Ronaldon po shkaktojnë tension në marrëdhënien e tyre. Të tjerë spekulojnë se ndarja e Ronaldos nga familja e tij, veçanërisht nëna, mund të jetë duke kontribuar në pakënaqësinë e tij.
Pavarësisht thashethemeve, ka edhe nga ata që mbrojnë çiftin duke pretenduar se shkojnë mirë./K.C/dritare.net

















