
Dua Lipa dhe Donatella Versace, bashkë në një projekt madhështor!
Dritare.net
Dua Lipa dhe Donatella Versace vijnë me një projekt madhështor. Vetëm disa ditë pas organizimit të Met Gala, këngëtarja e "Levitating" dhe Donatella Versace njoftuan sot se kanë bashkëpunuar për të krijuar një koleksion për gra e vajza nga Versace, i cili do ta bëjë debutimin e tij zyrtar në Kanë të Francës.
“Lajmi ka dalë! Jemi të ngazëllyer të prezantojmë koleksionin e femrave Versace ‘La Vacanza’, të cilin e kemi bashkëdizenjuar”, shkruan dyshja në një postim të përbashkët në Instagram. “Ne do ta prezantojmë koleksionin të martën më 23 maj në Kanë, Francë. Mezi presim t'ju tregojmë se çfarë kemi krijuar!”
Partneriteti i Lipës dhe Versace nuk është një surprizë e madhe. Përgjatë viteve, ylli i popit ka veshur shumë nga veshjet e markës luksoze në tapetin e kuq, veçanërisht në çmimet Grammy 2022 dhe Met Gala 2019./K.C/dritare.net

















