
E bukur në jargavan! Mbretëresha Letizia mahnit me fustanin ngjyrë vjollcë!
E Mërkurë 29 Mars 2023, 18:06
Dritare.net
Mbretëresha Letizia dukej elegante me një fustan ngjyrë jargavani, teksa mori pjesë në një konferencë në Cadiz me mbretin Felipe të hënën.
Monarkja, 50-vjeçare, ishte e buzëqeshur teksa mbërriti në Teatrin Falla përpara Kongresit Ndërkombëtar të Gjuhës Spanjolle.
Për këtë event, nëna e dy fëmijëve, e cila kohët e fundit është veshur më shumë me ngjyra gri, të zezë apo të bardhë, zgjodhi një fustan ngjyrë vjollcë, me dekolte të hapur. Fustani ishte me mëngë të fryra dhe kishte një të çarë deri te kofshët. Letizia e kombinoi fustanin me një çantë të vogël lëkure të markës spanjolle Olivia Mareque që kishte të njëjtën ngjyrë si fustani./K.C/dritare.net

















