
Foto/ Amal Clooney tjetër njeri, ndryshimi i madh në fytyrën e saj!
Dritare.net
Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut Amal Clooney bëri një paraqitje mbresëlënëse në eventin e Cartier-it, duke lënë pa fjalë fansat e saj. Në fotot e postuara nga stilisti i njohur i flokëve Dimitris Giannetos, Clooney pozon në foto të ndryshme, por pavarësisht vathëve dhe fustanit mbresëlënës, vëmendja e të gjithëve u përqendrua në fytyrën e saj.
Ishte e qartë që Amal Clooney kishte bërë ndërhyrje në fytyrë, nuk përjashtohet mundësia që të ketë bërë edhe ndonjë operacion plastik. Megjithatë, pavarësisht spekulimeve, komentet kanë qenë pozitive, fansat që e vlerësojnë për bukurinë dhe elegancën e saj. Ndërsa disa shprehën habinë për pamjen e saj të re, shumica nxituan të theksojnë se ajo binte në sy, pavarësisht nëse kishte bërë një ndërhyrje estetike apo jo./K.C/dritare.net

















