Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Surprizë! Princi William dhe Kate Middleton festojnë me qytetarët në Londër!

Foto/ Surprizë! Princi William dhe Kate Middleton festojnë me

Princi William, trashëgimtari i fronit britanik dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton i befasuan të gjithë ndërsa iu bashkuan qytetarëve në festën e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, një nga 67,000 festat e njohura në rrugë të organizuar, e quajtur Dreka e Kurorëzimit nëpër Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa vende të Komonuelthit.

Foto/ Surprizë! Princi William dhe Kate Middleton festojnë me
Princi dhe Princesha e Uellsit u shfaqën mes njerëzve kryesisht vullnetarë nga organizata bamirëse të sponsorizuara nga monarkia, të mbledhura në parkun që kalon përgjatë Long Walk: rruga që të çon në kështjellën Windsor, jashtë Londrës. Një koncert madhështor u mbajt me pjesëmarrjen e Andrea Bocellit dhe disa yje ndërkombëtare dhe morën pjesë më shumë se 20 mijë njerëz./K.C/dritare.net