Na ndiqni edhe në

Bota

Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, Rita Ora pritet të ndez skenën!

Gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, Rita Ora pritet të ndez

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena pranë lumit Mersey të shtunën më 13 maj, ndërsa gjysmëfinalet të martën më 9 dhe të enjten më 11 maj. Pra, gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit, do të mbahet mbrëmjen e sotme. Ajo do të hapet nga prezantuesja Julia Sanina, ndërsa do të performojë disa nga hitet e saj më të mëdha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Këngëtarja ukrainase Alyosha, e cila përfaqësoi Ukrainën në Eurovision Song Contest 2010, do të performojë së bashku me këngëtaren dhe kantautoren e mirënjohur Rebecca Ferguson nga Liverpool./M.T/dritare.net