Na ndiqni edhe në

Bota

Gruaja e Bruce Willis mesazh gazetarëve: Ju lutem mos i bërtisni kur ta shihni në rrugë! 

Gruaja e Bruce Willis mesazh gazetarëve: Ju lutem mos i bërtisni kur


Gruaja e Bruce Willis, Emma Heming Willis, u ka bërë thirrje paparacëve që të mbajnë distancën dhe të mos i bërtasin yllit të “Die Hard” kur ta shohin në publik.
Heming Willis iu lutet gazetarëve dhe njerëzve të thjeshtë përmes një videoje të shpërndarë në faqen e saj në Instagram gjatë fundjavës, duke thënë se "ka ende shumë gjëra që duhet të mësojnë” për njerëzit që jetojnë me demencë.

Gruaja e Bruce Willis mesazh gazetarëve: Ju lutem mos i bërtisni kur

Duke rrëfyer një incident të fundit ku fotografët u përpoqën të flisnin me aktorin e sëmurë teksa ai kishte dalë për të takuar miqtë në Santa Monica, modelja 44-vjeçare tha:

“Ky mesazh shkon për fotografët dhe njerëzit që po përpiqen të nxjerrin lajme ekskluzive për burrin tim! Unë e di se kjo është puna juaj, por ruani hapësirën tuaj. Për njerëzit e videos, ju lutemi mos i bërtisni burrit tim duke e pyetur atë se si po ia bën apo çfarëdo tjetër. Thjesht mos e bëni. OK? Jepini hapësirën e tij. Lejoni që familja jonë ose kushdo që është me të atë ditë të jetë në gjendje ta çojë atë nga pika A në pikën B në mënyrë të sigurt.”, u shpreh modelja.

Gruaja e Bruce Willis mesazh gazetarëve: Ju lutem mos i bërtisni kur

Pak kohë më parë ylli i Hollivudit u diagnostikua me demencë frontotemporale.
67-vjeçari u diagnostikua me afazi, e cila shkakton vështirësi në të folur, pranverën e vitit të kaluar, por sëmundja ka përparuar dhe atij i është dhënë tashmë një diagnozë më specifike./K.C/dritare.net